web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha nuk reagon ndaj protestës, sepse Rama i heq policët që e mbrojnë”/ Gjata: Interpelanca u thirr nga pjesa më opozitare e PD-së

15 Mars 2022, 19:01, Politikë CNA

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, ka vlerësuar se kërkesa e ardhur nga deputetët e Partisë Demokratike për kryeministrin Rama, në lidhje me mbajtjen e një interpelance për paketën e ndihmës mbi krizën në vend, si një kërkesë e ardhur nga pjesa më opozitare e PD-së. Gjata ka kritikuar kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha, për mosreagim në lidhje me protestat e shumta që prej një jave ka mbledhur në shesh qytetarët kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

?Kjo është kërkesa e pjesës më opozitare e grupit parlamentar të PD-së. Ata që i përjashtuar këta deputetë nga grupi parlamentar tani po kërkojnë bashkim. Ka një problem nga zoti Basha pasi pritej një deklaratë të paktën në lidhje me protestat. Të dielën u bë një deklaratë. Nuk pati asnjë deklaratë edhe pse ne ishim pjesmarrës nëpër protesta dhe shkonim nëpër komisariate për të nxjerrë protestuesit. Nuk ka asnjë kërkesë interpelance për asnjë ministër apo për zotin Rama për ti kërkuar llogari për atë që po ndodh. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me godinën sepse pas blindimit nuk kam shkuar më aty dhe nuk e di nëse është krijuar një dhomë meditimi aty. Ky grup që është pjesa më opozitare në parlament po i kërkon Ramës dhe qeverisë që të japë llogari?, u shpreh ai.

Gjata ka akuzuar Bashën, se arsyeja se përse nuk ka pasur reagim mbi protestat massive, është sepse ai ruhet nga policët e Ramës, dhe nëse Bssha do të reagojë, kryeministri mund t?I heqë mbrojtjen.

?Pse zoti Basha nuk ka ndërmarë asnjë veprim, të përkrahë protestat qoftë edhe me deklaratë apo qoftë edhe kundër qeverisë të ndërmarë një veprim në parlament përsa i takon kësaj. Dhe kjo ndodh sepse ai ruhet me policët e Ramës dhe ai i heq mbrojtjen?, tha ai në një intervistë./ CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga