web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rastësi në “Ka një mesazh për ty”/ Çfarë e lidh mamanë e Ardit Gjebreas me të ftuarën

13 Mars 2022, 13:37, Lifestyle CNA

Doktoreshë Teuta është marrësja e mesazhit të parë të rubrikës ?Ka Një Mesazh Për Ty?, por siç dihet tashmë, ?E diela shqiptare? në Tv Klan është programi i surprizave. Një rastësi e habitshme dhe e këndshme e bashkon moderatorin Ardit Gjebrea me doktoreshë Teutën.

Pjesë nga biseda

Ardit Gjebrea: Një zog më tha që ju ka dhënë mësim mami im?

Teuta: Gjithmonë kam dashur që të gjej një moment për të falënderuar mamanë tuaj. Janë ca situata që janë fat mbase, që ne të dy që kemi gjëra shumë të përbashkëta, të mëdha, të takohemi në momente të tilla të bukura. Mamaja juaj ka qenë për 4 vjet mësuese kujdestare te ?20 Dhjetori?. Ka qenë njeri që futet në ato brezat që të gjithë kanë ç?të mësojnë dhe ka qenë një nga ato mësueset qytetare, intelektuale, njeri i aftë, gjithçka mund të përfaqësojë një mësuese e brezit të ri. Jam kaq e kënaqur që ne jemi në një moment të tillë kaq të bukur dhe flasim për njerëz kaq të respektuar./tvklan.al





Lajmet e fundit nga