web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bordi është  krijuar bashkë me abuzuesit”/ Goci: Shqipëria duhet të përmbysë sistemin ekonomik

12 Mars 2022, 10:54, Aktualitet CNA

Pjesë e protestës përpara Kryeministrisë, ka qenë edhe aktivisti Ervin Goci. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se bordi i tij është ndërtuar me abuzuesit e kësaj çështje.. Ai e ka vlerësuar protestën e sotme si një nga më të mëdhatë që ka parë Shqipëria.

?Kjo është një protestat më të mëdha që ka parë vendi. Kjo është një ditë që ta mbush zemrën me emocion. Të gjithë shqiptarët janë sot në protestë. Shqipëria duhet të përmbyshë sistemin ekonomik që ka. Kjo protestë ka muaj që ka filluar. Jemi në dialog me të gjithë pavarësisht bindjeve politike.Kërkesat i kemi prezantuar dhe është ngritur një bord që është si një shtet paralel në një gosti ku thonë se kemi vjedhur sa kemi vjedhur, por do ta ulim një cikë dorën?, tha ai.

Goci ka sqaruar se kërkesave të protestuesve I është shtuar hetim, heqje e taksave dhe thyerje e monopoleve.

?Ne kërkojmë hetim, çmim tavan, heqje taksash, thyeje monopole, diversifimi burimesh dhe kontrolle, dhe kërkojmë një kompani publike që konkurron në të treg. Kemi një shtet privat. Nëse do ta shkatërrojë shteti Rama të shkojë në Paris?, u shpreh ai./ CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga