Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka komentuar humbjen e thellë të Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme locale të 6 marsit. Sipas tij, shumica e cila zgjodhi të mos votojë, është kundër Ramës, por se zgjodhën të jenë të heshtur e të mos votojnë, për shkak të situatës ku ndodhet PD-ja sot.
?Vota e shqiptarëve duhet lexuar në heshtje, pa fanfara dhe revansh. Politika duhet të ulë kokën dhe të hapë mendjen për të kuptuar mesazhin që na dërguan ata që votuan dhe ata që nuk votuan fare. Shqiptarët që zgjodhën të mos votojnë janë shumicë. Arsyet nuk janë të panjohura. “Apati shoqërore” mund të thotë dikush për t’ia drejtuar kritikën shqiptarëve. Unë mendoj se gishtin tregues duhet ta kthejmë nga vetja. Prandaj këtu do të ndalem e do të jap disa mendime që nuk i mbaj dot për vete. Në opinionin tim kjo shumicë është votë anti Rama. Mirëpo në zallamahinë që e ka futur Opozitën ish kreu i PD-së, kam bindjen se ata vendosën ta shohin si spektatorë e t’ia linin në dorë demokratëve të skalionit të parë të vendosnin se kë besojnë për opozitë. Ia lanë vendimmarrjen atyre që përplasen zgjedhje më zgjedhje, sepse besojnë te forca ripërtëritëse e Partisë Demokratike?, shkroi ai në rrjetin social Facebook.
Muçollari vuri theksin në faktin që sipas tij, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha është bërë njësh me qeverinë, në minimin e besimit tek institucionet dhe ?çarmatosjen? nga guximi të kujtdo që kërkon ndryshimin.
?Nga krahu tjetër, partia në pushtet sponsorizoi një strategji perverse komunikimi me qytetarët, skandal pas skandali, për të vrarë qëllimisht besimin te politika dhe institucionet. Goditën këdo që kërkon ndryshim për të goditur vetë ndryshimin. Por nuk ishin vetëm. Kam vite që jam bindur se protagonist i kësaj maskarade është edhe Lulzim Basha. Për partinë në pushtet është më e lehtë t’i akomodojë shqiptarët në një realitet të rremë por të dëshiruar, sesa t’u përplasë në fytyrë të vërtetën e hidhur të realitetit që shohin sytë çdo ditë. Rrjetet sociale dhe ekranet paraqesin Shqipërinë që do të donim të jetonim. Rama është kujdesuar që shqiptarët të jetojnë në dy realitete, brenda dhe jashtë shtëpisë? shtoi ai.
Sipas Muçollarit, opozita ka përdorur qasjen e gabuar për t?iu afruar qytetarëve. Zgjedhja e rrjeteve sociale dhe komunikimi virtual, sipas tij ishte e gabuar.
?Opozitës i mbetet t’u flasë shqiptarëve për realitetin jashtë shtëpisë, jashtë ekranit dhe celularit. Po për rreth 9 vjet opozita përdori me qëllim strategjinë e gabuar për të komunikuar me shqiptarët. Ajo zgjodhi rrugën e komunikimit virtual, me rrjete sociale dhe media, duke prodhuar antipropagandë në platformën e gabuar. Si çdo lojë në çift, edhe kjo e tyre, për nga kënaqësia dhe përfitimi, është një ëin-ëin. Për një moment po qëndroj larg bindjes sime dhe po analizoj faktorin Basha. Në rrjete sociale dhe media, njerëzit projektojnë versionin e tyre ideal, pozojnë, reklamohen, nxjerrin në pah cilësi që dëshirojnë t’i kenë. Gafat e tij të panumërta, paaftësia për të qenë fitues dhe promovimi i modelit të humbësit që i është bërë lëkura shollë nuk janë material për reklamë. Nuk arrij të kuptoj në ka apo jo një njeri, që është në gjendje të arsyetojë, të shohë të ardhmen te Basha, kur ky i fundit kishte pafund mundësi që s’i kishte kush më parë, dhe nuk prodhoi asnjë fitore. Askush nuk entuziazmohet nga një humbës. Rrallë ndodh të shohim një tifoz që mbështet një skuadër që nuk fiton kurrë, e aq më rrallë të koleksionojë humbjet e saj si fitore të mohuara?, shkroi ai.
Sekretari i FRPD-së ka sulmuar Bashën, se si pasojë e paaftësisë së tij, ka zhvilluar luftën brenda llojit, brenda Partisë Demokratike, duke kulmuar me përdorimin e siglës së PD-së për të përçareë përfundimisht opozitën në vend.
?I paaftë për të dominuar skenën politike, Basha e zhvilloi betejën brenda llojit, për të sunduar me përçarje si një despot mendjemykur e i dalë mode, që nga paranoja krijon armiq edhe aty ku nuk ka. Arma e tij është mohimi. Ai mohon historikun, kontributet, statutin dhe rezultatet, dhe me gjuhën e Floberit “i dorëzohet thirrjes së tij – të ngjitet në kullën e fildishtë dhe atje, si një bajadere mes temjanit, të zhytet në ëndrrat e tij të vetmuara, ku yjet shkëlqejnë më shumë dhe budallenjtë nuk dëgjohen”. Nga maja e kullës dhe me Policinë e Shtetit si roje te dera, Basha vendosi më 8 janar tullën e fundit në murin që e ndan me demokratët. Ai zgjodhi me vetëdije të plotë përdorimin e siglës PD për të përçarë Opozitën”, vijon postimi.
Muçollari e ka parë shpëtimin e demokratëve vetëm tek ?Shtëpia e Lirisë?. Fitoren në Shkodër, ai e ka cilësuar si frymëmarrjen e parë të pas nëntë viteve humbje të Partisë Demokratike.
?Sigla e Shtëpisë së Lirisë ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar shumicën e demokratëve nga asgjësimi i tyre politik. Fitorja në Shkodër i jep shpresë çdo demokrati. Është një shenjë jete pas 9 vitesh vdekje klinike. Demokratët që votuan vendosën si e duan Opozitën e vendit. Prandaj, nisur nga ajo që ndodhi më 6 mars, i drejtoj një thirrje ish mbështetësve të tij, të bashkohen me ne dhe të kontribuojnë për të rithemeluar Partinë Demokratike! Demokratët na duan të bashkuar, shumicë dhe fitues. Duhet t’u dalim përpara shqiptarëve me një projekt të ri politik, me një parti që pranon se ka gabuar dhe se do të ndryshojë veten! Rrugë tjetër nuk ka. Mos i bëni bisht të vërtetës, se ajo të përndjek edhe në një kullë fildishi!?, përfundoi ai./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama nga Turqia reagoi për protestat e zhvi...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestat që ka...
Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Kë...
Pas tre ditësh protesta masive thuajse në të gjitha qytetet ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin diplom...
Kryeministri Edi Raama ka mohuar protestuesit e shumtë që ka...
Analisti Fatmir Merkoçi, i është bashkuar protestës së qytet...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar ng...
Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar e shqetësuar p...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gert Bogrdani, ka fol...
Ish zv.ministri i Financave Sherefedin Shehu ka reaguar ashp...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka folur...
Aktivistja shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari ka reaguar pas...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka bërë thirrje për protes...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas takim...
Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot, me anë të një ceremonie ...
LSI i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mbledhe m...
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ka reaguar p...
Seancat plenare janë aspekti më i rëndësishëm i jetës parlam...
Deputetja dhe njëherësh anëtarja e Komisionit të Rithemelimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...