web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama shkurtim drastik të shpenzimeve/ Administrata do të paguajë personalisht çdo tejkalim

10 Mars 2022, 18:24, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, ka shkëmbyer replika edhe me komentuesit në daljen e tij Live. Rama ka pranuar që ka vend edhe për shkurtime të shpenzimeve në qeveri, madje ka paralajmëruar shkurtime drastike në administratë, për sa i përket përdorimit të makinave dhe harxhimit të karburantit.

?Duhet të shohim dhe aspektin e kursimit, është e vërtetë dreqi e mori që një pjesë e shpenzimeve mund të shkurtohen. Edhe në qeveri edhe në administratë do të vendosim shkurtime drastike dhe çdo përdorim mbi atë të caktuarin do të paguhet vetën nga punonjësit. Edhe nga energji elektrike mund të ketë kursim, jo të mos ngrohemi e të mos gatuajmë, por të mos lëmë dritat kot ndezur përshembull?, tha Rama./ CAN.al





Lajmet e fundit nga