web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Europa League/ Ndalet Barcelona, ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes

10 Mars 2022, 22:14, Sport CNA

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat. Në orën 18:45, Sevija mposhti Uest Hemin, me rezultatin 1-0, ndërkohë që në 4 sfidat që startuan në orën 21:00, spikat barazimi në shtëpi i Barcelonës përballë turqve të Gallatasarait, që i bënë bllokadë katalanasve në ?Camp Nou?, si dhe triumfi me përmbysje 3-2 i Atalantës së Berat Gjimshitit, përballë Bajern Levekuzen.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, e nisi këtë duel si titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 69-të. Në 2 sfidat e tjera, Braga dhe Rejnxhërs, nuk falën në shtëpi duke fituar pastër, respektivisht me rezultatet 2-0 dhe 3-0. Sfidat e kthimit të Ligës së Europës do të luhen pas 1 jave.

REZULTATET:

BARCELONA 0-0 GALLATASARAJI

ATALANTA 3-2 BAJER LEVERKUSEN

Malinovski 23?, Muriel 25? , 49?/ Arangiz 11?, Diabi 63? 

BRAGA 2-0 MONAKO

Ruiz 3? , Olivera 89? 

REJNXHËRS 3-0 CVENA ZVEZDA

Tavernier (P) 10?, Morelos 15?, Balogun 51? 

SEVIJA 1-0 UEST HEM

El Hadadi 60? 





Lajmet e fundit nga