Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndërsa SHBA vendos për ndalimin e importeve të naftës ruse, BE-ja bën plane afatmesme. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen theksoi: “Ne duhet të çlirohemi nga varësia prej gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia”. Por është e qartë, që këto masa nuk kanë efekt të menjëhershëm dhe as nuk janë të realizueshme afatshkurtër. Një plan i ri për të ardhmen e energjisë në Europë ka qenë prej kohësh duke u përgatitur në Bruksel ? tani për shkak të luftës në Ukrainë plani po përshpejtohet.
“REPower EU” (vendoja e furnizimit të Europës me energji mbi një bazë të re) është titulli i programit, lidhur me të cilin do të konsultohen në samitin në fundjavë krerët e BE-së. “Dukshëm përpara 2030-s.” BE-ja duhet të bëhet e pavarur prej lëndëve djegëse fosile nga Rusiadhe bashkarisht të zhvillojë burime energjie të sigurta, me kosto të favorshme dhe të qendrueshme, deklarohet. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe duhen mbushur rezervat e gazit për dimrin e ardhshëm.
Të gjitha këto duhet të vihen në lëvizje për të arritur objektivin për klimën për vitin 2050. Tani duhet të veprohet shumë më shpejt ? dhe ky është problemi më i madh: Sepse është e qartë, që sanksionet e menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë, tani për tani europianët i konsiderojnë si mjeti i fundit. Kaq shumë varen ekonomitë europiane nga lëndët ruse: Kryeministri bullgar Kiril Petkov paralajmëroi, se vendi i tij të gjithë energjinë e merr nga Rusia dhe nuk mund ta përballojë ndërprerjen e furnizimeve.
Kancelari Olaf Scholz beson, se edhe vendi më i pasur i BE-së nuk ia del: Ndërkohë ne nuk mund ta sigurojmë ndryshe furnizimin, ndaj energjia ?me vetëdije” është përjashtuar prej sanksioneve kundër Rusisë, tha Scholz në një video-konferencë me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Ministri i Jashtëm Anthony Blinken deklaroi: ?Eshtë e nevojshme dhe një shans që vendet europiane të çlirohen nga energjia ruse.”
Zëvendëspresidenti i Komisionit Frans Timmermans shpreh optimizëm: Deri në fund të vitit ai do të zëvendësojë dy të tretat e importeve ruse të gazit me lloje të tjera gazi. “Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por e bëshme?, përbetohet ai. Komisioni propozon për këtë qëllim një paketë masash.
Më shumë energji të pastër: Bujqësia duhet të prodhojë më shumë biogaz, do të rritet ndjeshëm importi i gazit të lëngshëm (LNG) dhe duhet të krijohen impiante të reja për prodhimin e hidrogjenit. Përveç kësaj BE-ja duhet ?”të përshpejtojë revolucionin për energji të pastër”, thotë Timmermans. Këtu bëjnë pjesë lëshimi më shpejt i licencave për impiantet e energjisë së erës dhe panelet diellore si dhe gjeneratorëve ngrohës dhe financimi me më pak burokraci i tyre. Duhet të avancojë restaurimi i shumëpërfolur i godinave si dhe sjellja e konsumatorit që duhet të luajë një rol në këtë drejtim: Nëse qytetarët do ta përdorin më me kujdes ngrohjen mund të kursehen çdo vit dhjetë miliard metër kub gaz. ?Ne duhet të çlirohemi më shpejt prej Rusisë dhe mund t’ia dalim edhe më shpejt”, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit.
Interkonjeksioni më i mirë i rrjeteve: ndër planet bën pjesë edhe përmirësimi i lidhjes mes vendeve anëtare të BE-së dhe sinkronizimi i rrjeteve të energjisë. Deri tani planet kanë dështuar për qarkullimin e gazit mes këtyre vendeve për shkak të sistemeve të ndryshme të tubacioneve dhe problemeve komplekse teknike, sepse rrjetet nuk janë të harmonizuara mes tyre ose nuk janë të përshtatshme për lloje të caktuara gazi.
Siguria e furnizimit: Një plan emergjence i BE-së duhet të garantojë sigurinë e furnizimit. Vende, që nuk kanë depozita të vetat për gazin, duhet të furnizohen prej depozitave qendrore, në rast se krijohen mungesa ndërkombëtare furnizimi. Do të propozohen rregulla të reja të BE-së, që synojnë një kompensim të drejtë të burimeve dhe të çmimeve si dhe mundësi për blerje qendrore.
Kompensimi i luhatjeve të çmimeve: Njëkohësisht Komisioni thekson, se konsumatorët duhet të mbrohen prej luhatjeve ekstreme të çmimeve nga furnizuesit e energjisë. Kjo vlen si për qytetarët në nevojë, ashtu edhe për sipërmarrjet e vogla. Në këtë mënyrë vendeve anëtare u jepet mundësia për rregullimin e çmimeve dhe nxit që shtetet p.sh. të rrisin taksën ndaj fitimeve të treg të sipërmarrjeve të energjisë për të kompensuar konsumatorët. Në përgjithësi tani rregullat ekzistuese të tregut për furnizimin me energji në BE janë jashtë loje.
Përgatitja për dimrin: Të gjithë ekspertët janë të një mendimi, se ndërkohë BE-ja me rezervat e veta mund të përballojë nevojat e energjisë deri në verë. Problemi qëndron tek përgatitjet për dimrin e ardhshëm, kur konsumi rritet sërish ndjeshëm. Komisioni propozon një rregull, që depozitat e gazit në Europë në verë të mbushen deri në 90 përqind të kapaciteteve të tyre. Impiantet e depozitimit të gazit duhet të shpallen si ?infrastrukturë kritike” dhe mekanizmat e solidaritetit të ndihmojnë, derisa një paketë e re ligjore të vendosë rregullat e qarta.
Ekspertët shohin rreziqe për situatat ekstreme në treg, kur në verë duhet të mbushen depozitat e gazit. “700 Terrawatt Gaz për BE-në do të kushtonin aktualisht 70 miliardë euro, krahasuar me 12 miliardë që kanë kushtuar një vit më parë” ka përllogaritur Instituti i Studimeve Bruegel. Dhe pa gazin rus kjo gjithësesi nuk do të jetë e mundur. Edhe në planifikimin për rritjen e importit të gazit të lëngshëm studiuesit vërejnë probleme: Spanja ka shumë terminalë që nevojiten për gazin e lëngshëm, LNG, por një tubacion i planifikuar dikur për në Francë ende nuk është ndërtuar. Situata në vendet anëtare është jashtëzakonisht e ndryshme, sepse furnizimi me energji menaxhohet në nivel kombëtar.
Që në fillim të dimrit të kaluar planet për blerje të përbashkëta të energjisë u mbyllën sërish nëpër sirtarë, sepse vendet anëtare kanë partnerë të ndryshëm kontratueks, pjesërisht me afate të gjata furnizimi dhe deri tani tani kanë operuar individualisht në treg duke kërkuar kushte të favorshme. Vetëm një koordinim më i fortë në këtë sektor mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë.
BE-ja merr gjithsej 60 përqind të energjisë nga Rusia dhe është e varur fort prej këtyre importeve. “Kam paralajmëruar prej shumë kohësh për këtë”, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, por për fat të keq historia nuk mund të kthehet pas dhe tani BE-ja duhet të luajë kartat që ka në dorë. Gjermania prej vitesh ka qenë frenuese në këtë drejtim. Tani qeveria gjermane duhet të ndihmojë në kërkimin për zgjidhje të reja/DW
Një numër gjithnjë e në rritje biznesesh perëndimore po ndal...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara...
Në të gjithë botën është një ditë feste për gratë, por shumë...
Ndërsa Rusia ka intensifikuar luftën e saj kundër Ukrainës, ...
Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisu...
“NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos p...
Qeveria gjermane për herë të parë angazhohet hapur për një p...
Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon forcat ruse se kanë sh...
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rig...
Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për...
Presidenti ukrainas Zelensky ka shtrirë dorën e dialogut, me...
Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazi...
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që num...
Presidenti i Russië, Vladimir Putin, publikoi një video për ...
Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit ru...
Në përpjekjet diplomatike për fundin e luftës në Ukrainë Gje...
Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gab...
Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e sotme konsullatën e nde...
Forcat ruse kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel, një qytet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...