Ukraina raporton për viktima nga zjarri në centralin bërthamor
Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarri...
Hapësira ajrore e Malit të Zi është mbyllur të premten për të gjithë avionët rusë, me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil të këtij vendi.
Ky veprim pason masat e ngjashme që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Për kontrollin e trafikut ajror të Serbisë dhe të Malit të Zi, përgjegjëse është një agjenci e përbashkët e këtyre dy vendeve.
Megjithatë, Serbia nuk do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, sepse siç ka thënë, nuk do t?iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.
Nga Agjencia për Kontrollin e Trafikut Ajror të Serbisë dhe Malit të Zi, kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, kompetenca për hapësirën ajrore të secilit shtet, është e rregulluar me ligjet e atij shteti dhe i takon Qeverisë së tij.
Në Mal të Zi, kontrollimin e fluturimit deri në 4,400 metra mbi nivelin e detit, e bën Kontrolli i Fluturimit në Podgoricë, ndërsa mbi këtë lartësi, kontrolli kalon te qendra në Beograd.
Nga vendet e rajonit, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë mbyllur kufijtë për avionët rusë.
Një zyrtar i NATO-s ka thënë të enjten, 3 mars, për Radion Evropa e Lirë se hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur.
?Komandanti i KFOR-it ka autoritetin primar për përdorimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.?
?Një mbyllje e tillë nuk do të kishte ndikim operacional. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin ditor të mandatit të saj sipas OKB-së?, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.
Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, e cila ofron shërbime për aeroplanët civilë gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me qëllim të aterrimit dhe ngritjes nga Aeroporti i Prishtinës.
Ndërsa, hapësira e lartë ajrore nga 6,250 e më lart, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014, është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi.
Kjo për shkak se Kosova ende nuk ka arritur kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.
Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të kërkojë nga NATO-ja mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë.
Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ?operacion special? për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL
Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarri...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të premten,...
Kreu i agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se is...
Një zjarr ka shpërthyer në zonën ku gjendet centrali bërtham...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një takim...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë telev...
Ushtria ukrainase ka thënë se trupat ruse po vazhdojnë të av...
Autoritetet ukrainase kanë thënë të premten, 4 mars se trupa...
Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë e...
Asnjë vend i botës nuk ka qëlluar ndonjëherë centrale atomik...
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkr...
Disa faqe të Radios Evropa e Lirë (REL) dhe faqet ruse të me...
Autoritetet ukrainase kanë thënë se trupat ruse kanë marrë k...
Një armëpushim nevojitet urgjentisht për të ndihmuar në de-p...
“Kosova në NATO”, një thurje që bën thirrje për anëtarësim s...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur për...
Pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve të Rusisë dh...
Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë negociatat në raundin e tr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...