web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jo luftë”, ish e dashura ruse e CR7 mbështet Ukrainën

3 Mars 2022, 13:21, Sport CNA

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdojnë të marrin  vëmendjen e të gjithëve, me Ukrainën që ka marrë mbështetje nga të gjithë për situatën në të cilën ndodhet. Një tjetër mbështetje ndaj popullit ukrainas vjen nga ish e dashura ruse e yllit portugez Cristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për Irina Shayk, ish e dashura e sulmuesit portugez, e cila është me origjinë ruse, së fundi ka mbështetur Ukrainën. Modelja e njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke dalë edhe kundër vendit të saj, ndërsa është shprehur kundër luftës.

?Jo luftës. Unë do të dhuroj për Unicef dhe Red Cross Ukraine, jepni atë që mundeni. Duke u lutur për paqe botërore?, u shpreh modelja.

 

 





Lajmet e fundit nga