“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Rusia tha të mërkurën se forcat e saj morën nën kontroll Khersonin, qytetin e parë më të madh në jug, ndërsa luftimet u ndezën gjithandej Ukrainës dhe vendet perëndimore po shtrëngojnë lakun ekonomik rreth Rusisë.
Më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi një sulm të plotë mbi fqinjin e tij jugor të enjten e kaluar.
Bombardimet ruse mbi qytetet e Ukrainës vazhduan, ndërsa videot e postuara në mediat sociale, tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë rreth qytetit të dytë, Kharkiv.
?Ndërsa ai (Vladimir Putin) mund të bëjë përparim në fushën e betejës, do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në planin afatgjatë?, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në fjalimin e tij për gjendjen e kombit. Duke shmangur tekstin e përgatitur, presidenti Biden shtoi se ?ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”. Por, presidenti nuk dha më shumë hollësi.
Sulmet po përballen me rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase dhe një autokolonë ushtarake ruse e gjatë me kilometra të tëra në veri të Kievit, ka bërë pak përparim drejt kryeqytetit.
Në një paraqitje të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 6,000 ushtarë rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të agresionit të Moskës dhe se Kremlini nuk do të jetë të gjendje të pushtojë vendin e tij me bomba dhe sulme ajrore.
Një zëdhënës i ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se forcat ruse kanë marrë nën kontroll Khersonin, një qytet me gati një çerek milionë banorë në veri të Krimesë, gadishullit të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. I vendosur strategjikisht në lumin Dnjepër, kryeqyteti i provincës është qyteti më i madh që ra në duart e forcave ruse deri më tani.
Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia nuk e kontrollon Khersonin dhe se luftimet në rrugë po zhvillohen në portin jugor, i cili ndodhet në daljen e lumit Dnjepër në Detin e Zi.
“Qyteti nuk ka rënë, pala jonë vazhdon të mbrohet,” tha këshilltari, Oleksiy Arestovych.
Qyteti juglindor i Mariupolit është nën bombardime intensive që nga e marta vonë dhe nuk ishte në gjendje të evakuojë të plagosurit, sipas kryebashkiakut të tij.
Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, tha të martën se përparimi i forcave ruse në Kiev ka ngecur, për shkak të problemeve logjistike, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe karburantit dhe disa njësi duket se kanë moral të ulët.
–Mbështetur në agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press. /VOA
Rusia bombardoi të martën një kullë televizive në kryeqyteti...
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë bëhet për të ndryshu...
Apple është bërë firma më e fundit e madhe që ka ndalur të g...
Një raketë ruse ka goditur ndërtesën e këshillit lokal të qy...
Mediat ruse raportojnë se raundi i dytë i bisedimeve diploma...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se k...
Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendo...
Një video e cila është publikuar nga “Daily Mail”, tregon nj...
Vendet e BE kanë hapur dyert për refugjatët nga Ukraina.Pres...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje Iranit të ...
Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar një rrugë hy...
Autoritetet thanë se pjesët qendrore të Kharkiv, qyteti i dy...
Lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny ka bërë...
Gjatë ditës së sotme pritet të rifillojnë bisedimet mes dele...
Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të frenojë fluksin...
Një udhëtim në qendër të Kievit nuk lë vend për dyshime. Ky ...
Një skuadër elitare me komando çeçene, e cila ishte dërguar ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë t...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin ...
Aktori dhe regjisori hollivudian Sean Penn ndodhej prej disa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...