Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Teksa ushtria ruse mësyu në Ukrainë, orët e para të mëngjesit të sotëm, është ngritur pyetja, a do të mund Ukraina të bëjë rezistencë ndaj Rusisë? Presidenti rus Vladimir Putin ka ushtrinë e pestë më aktive dhe të madhe në botë, e cila shpërfill atë që aktualisht po mobilizohet në mbrojtjen e Ukrainës.
Moska ka një personel ushtarak aktiv prej 900 mijë forcash, që është më e vogël se ushtria e komanduar e Kinës, Indisë, SHBA dhe Koresë së Veriut. Por shpenzimet e mbrojtjes të Rusisë për banorë janë më të vogla se Britania e Madhe, Kina dhe SHBA, dhe forcat e Kremlinit nuk janë të teknologjisë së fundit, pasi një pjesë e madhe e armatimit të saj daton që nga koha sovjetike.
Megjithatë në krahasim me Rusinë, forcat ushtarake të Ukrainës duken të pakta. Ukraina ka një personel prej 196,600 dhe ushtria e saj renditet në vendin e 22, por nuk është vetëm numri i personelit ushtarak ajo që e veçon Rusinë nga Ukraina. Shumica e ekpertëve ushtarakë tregojnë se numri i trupave ruse pranë kufirit rus me Ukrainën në ditët e para të pushtimit ishte më shumë se 150 mijë.
Rusia kishte zhvendosur gjithashtu trupa në veri të Ukrainës dhe Bjellorusisë për stërvitje ushtarake. Rusia ka një ushtri me rreth 280 mijë personel, forcat e saj të armatosura të kombinuara janë gjithsej 900 mijë. Ndërkaq numëron 13,367 tanke, në një raport 6 me 1 me Ukrainën, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike me qendër në Londër. IISS gjithashtu raporton se Rusia ka 5,934 njësi artilerie në krahasim me Ukrainën, që ka 1,962, dhe ka 19,783 automjete të blinduara ushtarake në krahasim me 2,870 të Ukrainës.
Instituti, i cili gjurmon aftësitë ushtarake të kombeve të botës, tregon gjithashtu dominimin e Rusisë në det dhe në ajër. Sipas shifrave të tyre, forcat ajrore ruse janë me 165,000 personel, 1,328 avionë sulmues dhe të paktën 478 helikopterë. Ukraina ndërkohë ka 35,000 personel të forcave ajrore, 146 avionë sulmues dhe 42 helikopterë sulmues. Pabarazia në marinat e Rusisë dhe Ukrainës paraqet një pamje të ngjashme.
Rusia ka 150,000 personel të marinës në komandën e saj, krahasuar me 15,000 të Ukrainës. 74 luftanije dhe 51 nëndetëse , tregojnë se Rusia është në gjendje të bllokojë rrugët e Ukrainës për në det. Ukraina ka vetëm dy anije luftarake dhe asnjë nëndetëse.
Por ndërsa Rusia i tejkalon lehtësisht forcat e Ukrainës, një pjesë e teknologjisë së saj nuk është aq e avancuar sa ajo e përdorur nga vendet perëndimore. Kryeministri i Ukrainës, bëri me dije se është nënshkruar së fundi një dekret nga presidenti Volodymyr Zelenskiy, mbi masat prioritare për forcimin e aftësive të mbrojtjes së shtetit, ritjen e atraktivitetit të shërbimit ushtarak dhe kalimin gradual në një ushtri profesionale, që do të sillte Ukrainës një numër prej 361 mijë forcash të armatosura.
Përpjekjet kanë nënkuptuar që ushtria e Ukrainës është përforcuar vitet e fundit. Edhe pse Ukraina e trefishoi buxhetin e saj të mbrojtjes në terma realë nga viti 2010 në 2020, shpenzimet totale të mbrojtjes në vitin 2020 arritën në vetëm 4.3 miliardë dollarë, ose një e dhjeta e Rusisë.
Analistët ushtarakë thonë se mbrojtja kundërajrore dhe antiraketë e Ukrainës është e dobët, duke e lënë atë shumë të prekshme ndaj sulmeve ruse në infrastrukturën e saj kritike, një taktikë që tashmë po shihet duke u përdorur nga forcat e Moskës në vendet kryesore.
Ata thonë se Rusia do të kërkojë gjithashtu të përdorë epërsinë e saj në luftën elektronike për të paralizuar komandën dhe kontrollin e kundërshtarit të saj dhe për të ndërprerë komunikimet me njësitë në terren. Forcat e Ukrainës kanë fituar përvojë luftarake në rajonin e Donbasit në lindje të vendit, ku ata kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014 dhe janë shumë të motivuara.
Ata gjithashtu kanë mbrojtje ajrore me rreze të shkurtër dhe armatim antitank, duke përfshirë raketat Javelin të furnizuara nga SHBA, të cilat do të ndihmonin në ngadalësimin e çdo avancimi rus. Shumë gjeneralë të Ukrainës kuptojnë taktikën e luftës së Kremlinit, duke përfshirë përdorimin e artilerisë për ta mposhtur.
Pro gjithashtu një tjetër fakt është se Rusia shumë prej armatimeve i ka të kohës sovjetike. Zelenskyy në një deklaratë për mediat është shprehur se autoritetet ukrainase do t’u dorëzojnë armë të gjithë atyre që janë të gatshëm të mbrojnë vendin. “E ardhmja e popullit ukrainas varet nga çdo ukrainas,” tha ai.
Rusia do të gjejë rezistencë të fortë, pasi të rinjtë kanë të paktën trajnimin bazë ushtarak. Por Ukraina është në një pozicion të vështirë përsa i përket mbrojtjes ajrore. Sistemet tokë-ajër të Ukrainës janë në numra të vegjël dhe nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë të gjithë vendin.
Vendet perëndimore kanë rritur dërgesat e armëve në Ukrainë, por Kievi thotë se i duhet më shumë. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 2.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga viti 2014, duke përfshirë raketat antitank Javelin, anijet e patrullimit bregdetar, Humvee, pushkë snajper, drone zbulimi, sisteme radari, vizion nate dhe pajisje radio.
Furnizimet e mëtejshme mund të përfshijnë raketa anti-ajrore Stinger, armë të vogla dhe varka. Turqia i ka shitur Kievit disa grupe të dronëve Bayraktar TB2, të cilët i vendosi kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore. Britania e furnizoi Ukrainën me 2000 raketa antitank me rreze të shkurtër veprimi në janar dhe dërgoi specialistë britanikë për të ofruar trajnime. Ajo ka siguruar gjithashtu automjete të blinduara saksone.
Estonia tha se po dërgonte raketa kundër armaturës Javelin dhe Letonia dhe Lituania po ofrojnë raketa Stinger. Republika Çeke ka thënë se planifikon të dhurojë municion artilerie 152 mm. Gjermania ka përjashtuar më parë dërgesat e armëve në Ukrainë, por po bashkëfinancon një spital fushor prej 6 milionë dollarësh dhe po ofron trajnime./Përshtatur nga CNA.al
Marrë nga Daily Mail
Politika gjermane ndaj Rusisë është kthyer në një rrënojë. N...
Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, e njohur s...
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, ka thën...
Gjurmimi i fluturimeve Flightradar24, ka shpërndarë imazhe ...
Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe ...
Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakoshme...
Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të rënda kundër ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolentberg, ka mbaj...
Njoftohet se trupat tokësore ruse kanë hyrë nga disa drejtim...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rusia ka nisur pushtim...
Pas sulmit ushtarak të Rusisë, në Ukrainë, ka reaguar edhe i...
Shërbimi i Rojeve Kufitare të Ukrainës, DPSU, ka publikuar f...
Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mby...
Publicisti dhe profesori amerikan, Seth Abramson, është shpr...
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raportohet se 7 persona ...
Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bër...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas sulmit të Rusisë...
E gjithë bota është ngritur në këmbë pas sulmit të Rusisë në...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg është s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...