web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po hymë në fazën finale të përballjes”/ Profesor Kalo jep lajmin e mirë, mesazhi i fortë

21 Shkurt 2022, 08:37, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionist profesor Tritan Kalo, vijion të përcjellë mesazhe të forta, në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, kalo shkruan se po hymë në fazën finale të përballjes.

Ai thekson se ?nisur vetëm e vetëm nga gjithçka që historiku epidemiologjik i pandemive ndër shekuj dhe shkenca mjeksore ne na ofron, përpos asaj çka praktika e përditëshme na sugjeron, unë jashtë çdo interesi monetar apo karrieror plot një vit më parë jam shprehur, dhe fatmirësisht jam mbështetur edhe nga disa kolegë mëndjehapur dhe jo pak të lëçitur, se: ?Pandemi të kësaj natyre si kjo e shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19, zakonisht nuk i kalojnë kufijtë e dy viteve??..

Po ashtu, profesor Kalo ka edhe një mesazh të fortë, ndërsa apelon qytetarët të mos ulin vetëndërgjegjësimin si dhe të vijojë vaksinimi.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane?.20.02.2022?.?LA MANITA? – dora e hapur pesë gishtëze e numurit ?2?, një pesëshe plot vërtetësi (5 x 2 = 10), POR edhe plot forcë nëse ajo dorë mblidhet e bëhet një grusht?.PANDEMIJA e shkaktuar nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19, u shfrytëzua dhe po shfytëzohet mjaft mirë nga të gjithë ata që padurimtazi presin momentin të pasurohen me çdo mjet e mënyrë?.

Në 24 muajt e kësaj flame mbarëbotërore, 1% e popullatës së saj u bë milionere nëpërmjet produkteve për parandalimin dhe mjekimin e të prekurve prej saj, duke ju shtuar rradhës së milionerëve e miliarderëve të para 16 Marsit 2020?.

Plot 7.000.000 individë, ose 9.589 individë në ditë, ose 400 individë në orë, ose 7 individë për çdo minutë, u mirëpasuruan prej kësaj fatkeqësie mbarëbotërore?..

Pavarësisht nga gjuha që ata/ato flasin apo vendi ku ata/ato jetojnë, në mëndjet dhe para syve të tyre shfaqen vetëm e vetëm milionat e dollarëve, të eurove, të paundeve, të lekëve, të jenëve, të rublave, të koronave, etj., dhe pak ose aspak milionat e jetëve njerëzore të humbura apo të fytyrave të tyre plot vuajtje e hidhërime?.

TANIMË që pak nga pak po hymë në fazën finale të ?përballjes me këtë flamë mbarëbotërire?, disa zëra prej tyre flasin për daljen në horizont të varianteve të reja të Sars-Cov2, një tjetër pandemie, apo për zgjatjen e pakohë të kësaj pandemie?.

Larg modestisë, nisur vetëm e vetëm nga gjithçka që historiku epidemiologjik i pandemive ndër shekuj dhe shkenca mjeksore ne na ofron, përpos asaj çka praktika e përditëshme na sugjeron, unë jashtë çdo interesi monetar apo karrieror plot një vit më parë jam shprehur, dhe fatmirësisht jam mbështetur edhe nga disa kolegë mëndjehapur dhe jo pak të lëçitur, se: ?Pandemi të kësaj natyre si kjo e shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19, zakonisht nuk i kalojnë kufijtë e dy viteve??..

Po afron dy vjetori i 16 Marsit 2020, kur OBSH/ËHO shpalli ekzistencën e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, pra shtrirjen mbarëbotërore të saj?..

Çfarë po vëzhgojmë: zbutjen e egërsisë së virusit shkaktar, vetëndërgjegësimin më të madh të popullatës për të shmangur infektimin, rritjen e shkallës së imunizimit të kësaj popullate nga kalimi i sëmundjes apo i vaksinimit kundrejt saj, ridaljen në skenën e infeksioneve edhe të shumë viruseve të nënvlerësuara prej ?sarsomanisë? të cilët po ?rikërkojnë të zënë vëndin e humbur? në tablonë e sëmundshmërive humane, çka pak nga pak ?po ja shkurtojnë plotësisht bishtin? kohëzgjatjes së Pandemisë së shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19?..

Mimozat e luledelet drojtazi po riçelin në oborrin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së (Covid 1 dhe 3), në pritje të 16 Marsit 2022???ORAKULLI? i kësaj pandemije, domatja e mbirë në qershor 2020 në oborrin e pasmë të Covid-1 , mbasi i duroj e freskët e plotkuqësi dy dimrave në një epruvet të zyrës sime, e cila ndodhet në ?zonën e kuqe? ku shtrohen të sëmurët e prekur nga kjo flamë, po jep dita-ditës shënjat e humbjes së freskisë dhe ato të përtharjes së saj, shënjë e qartë se edhe vetë PANDEMIA e SARS-COV2/COVID-19 po ?përthahet?, e ajo po merr udhën e pakthimtë të theqafjes së saj?.

Për qëndrimet e mia të mësipërme, të cilat bien ndesh me pasurimin ndëshkimor moralisht dhe financiarisht të ?milionerëve të Kohëve kovidiane?, disa prej tyre më kanë thënë: ?A nuk ke frikë se dikush të hedh lëkurën e bananes para këmbëve???.

U kam thënë se ?unë shoh me shumë kujdes se ku i hedh këmbët?, dhe u them të gjthëve se u kam lënë PERËNDINË, me qënë se Shteti Ligjor është i huaj për këtë palo Sistem Demon-kratik, ku ne jetojmë prej mëse 30 vitesh?.

Ne ndërkohë nuk duhet të ulim aspak VETËNDËRGJEGJËSIMIN, përkundrejt rrezikut të infektimit nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm prej tij, përdorimin mëndjehapur të masave të stërprovuara ndër shekuj, Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim racional fizik kur dhe ku është e mundshme, dhe nëse e arsyetojmë si dobiprurëse të mos hezitojmë, por të vijojmë Vaksinimin ndaj këtij virusi?..Together forever!!!/CNA.al





Lajmet e fundit nga