web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MSh publikon shifrat/ Mbi 200 raste të reja me Covid 19, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit

20 Shkurt 2022, 16:12, Lifestyle CNA

Numri i të infektuarve me Covid vijon të mbetet në shifra të larta. Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemilologjike në vendin tonë, ku nga 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 206 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës,  Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh,  2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.

Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          206

Të shëruar në 24 orë       604

Të shtruar në spitale       79

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 1,610

Testime totale                1,728,492

Raste pozitive                 270,370

Raste të shëruara           262,402

Raste Aktive                    4,523

Humbje jete                     3,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,330

Fier                   756

Vlorë                428

Elbasan           473

Berat                352

Lezhë               324

Durrës              199

Gjirokastër      169

Shkodër           158

Kukës               163

Korçë               150

Dibër                 21





Lajmet e fundit nga