web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD i ka një borxh të madh Shkodrës”/ Basha vijon teatrin, i “shkel syrin” Ramës

19 Shkurt 2022, 11:22, Politikë CNA

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka nisur sot nga Shkodra, fushatën për zgjedhjet vendore të 6 marsit.

Gjatë fjalës së tij në Shkodër, Basha ka vijuar ?teatrin? duke tentuar tiu hedhë hi syve demokratëve, me pretendimin se ?beteja? e tij është me kryeministrin Rama.

Edhe pse në fakt prej shtatorit 2021, Basha e ka treguar qartë se ?betejen? e ka me demokratët dhe ish-kryeministrin Berisha, në deklartatat mediatike përmend edhe Ramën.

Edhe pse herë pas herë nuk mungojnë edhe ?shkeljet e syrit? mes Ramës dhe Bashës.

?Megjithëse PD ka një borxh të madh ndaj Shkodrës. Ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës, për aq sa ajo i ka dhënë, por jam i bindur se Shkodra do votojë PD. Shkodranët që s?i gënjeu dot as Enver Hoxha, si gënjen dot asnjë pushtet. Xhemal Bushati është kandidati i duhur, me një fytyrë të pastër. Ka vetëm një rrugë që Shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Ramës, të inceneratorëve, që shkatërron ekonominë dhe vret shpresën. Ka vetëm një zgjedhje, vota për Xhemal Bushatin. A doni një Shkodër të kontrolluar nga Rama dhe Tom Doshi? A doni një kryebashkiak që ka si model Ramën dhe Tom doshin? S?ju dëgjoj (jo thonë në kor demokratët) Atëherë votoni PD. Shkodra është dashni. Shkodrës i duhet një kryebashkiak që ka dashni për këtë qytet dhe ka forcë për të luftuar për qytetarët.?, tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga