web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Artan Hoxha: Rama humbi, Meta të kërkojë falje  

17 Shkurt 2022, 14:12, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk shkarkoi presidentin Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Meta tashmë duhet të kërkojë falje për akuzat ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa mazhoranca socialiste humbi dhe duhet të qepë gojën, pasi ka folur Gjykata Kushtetuese.

?Sot Dielli lindi përsëri?

Presidenti garantoi edhe 5 muaj banim pa qira në rezidencen qeveritare.

Gjykatat e reja të Reformës për Drejtësi, nuk qenkan të gjitha të kapura nga Rama.

Presidenti Meta dhe ish-presidenti Berisha, që i anatemuan gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, tashmë duhet ta qepin gojën dhe t?u kërkojnë ndjesë për akuzat dhe mallkimet e padrejta.

Kuvendi i Shqipërisë, mazhoranca e majtë dhe kryeministri Rama duhet ta qepin gojën, ka folur gjykata Kushtetuese. Thjesht kanë humbur dhe si ?mbrojtës? të Reformes në Drejtesi, duhet të respektojne vendimin e organeve të reja të Drejtësisë.

Presidenti ka lajmeruar publikisht një ceremoni pritje madhështore per median me 24 korrik, tani nuk e pengon asgjë që ta mbajë fjalën.

Ah se për pak harrova më të rëndësishmen, per te gjithe titozet e flakte të Selltikut të Gllazgout,

sot në orën 21:00 ne Gllazgou të Skocise, luhet ndeshja e parë për Play-off raund të

Europa Conference League,

Selltik kunder kampionit ne fuqi te Norvegjise, Bodo/Glimt?

Në këtë klime hareje dhe gëzimi, fitorja e Selltikut sot do të gëzonte pamasë superfansin më të ri të Skocezëve?.?-shkruan Artan Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga