web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënimi i Brisilda Shehajt/ Vasili “thumbon” ambasadorët

12 Shkurt 2022, 20:13, Politikë CNA

Deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë nënkryetares së kësaj force politike, pas denoncimit të aferës së inceneratorëve.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Shehaj u kërcënua sepse nxorri me fakte e emra personat e përfshirë në këtë aferë, ndërsa nuk nguroi të “thumbonte” edhe ambasadorët, nga të cilët nuk erdhi asnjë reagim e sipas Vasilit janë për pushime fundjave.

?Kërcënohet N.Kryetarja e LSI Tiranë Briseida Shehaj.

U kërcënua sepse u tregoi shqiptarëve me fakte dhe emra se si ka grabitur, vjedhur e plaçkitur qeveria e Edi Ramës me Inceneratorët.

Sikur SPAK të bënte çerekun e asaj, që bëri Brisida Shehaj në një emision televiziv,  nga Edi Rama,Erion Veliaj e dhjetra të tjerë do të ishin me kohë përpara drejtësisë.

Drejtësia të bëjë natën ditë dhe të gjejë horrat, që edhe vjedhin miliarda lekë dhe guxojnë të kërcënojnë.

Mjerim për shoqerinë civile, që hesht kur një drejtuese politike femër kërcënohet se denoncon korrupsionin gjigand.

Sa për ambasadorët dihet….janë në Weekend?, shkruan Vasili./E.K-CNA.al

Afera e inceneratorëve/ Kërcënohet Brisida Shehaj

Afera korruptive e inceneratorëve del jashtë kontrollit / Çfarë deklaroi Brisida Shehaj që u kërcënua





Lajmet e fundit nga