web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zbokth-opozita e shitur”/ Ish-ministri “masakron” Bashën: Humbët shansin e fundit, zhulsa të yndyrosur

10 Shkurt 2022, 09:30, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të votuar pro zgjatjes së afateve të organeve të Vettingut.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Basha kishte një shans të fundit, që duhet ta përdorte për më shumë transparencë dhe zgjidhje të qëndrueshme për reformën.

Sipas Manjanit, Basha humbi shansin e fundit që të kishim një parlament pluralist e funksional me opozitë potente.

?Zbokth-opozita e shitur.

Nevoja për votat e opozitës për zgjatjen e mandatit të vettingut ishte një shans i madh për opozitën.

Një shans që duhet ta përdorte për më shumë transparencë dhe zgjidhje të qëndrueshme për reformën. Ishte, pse jo, një shans për të detyruar partinë në pushtet të korrektonte ligjin hajdut të zgjedhjeve.

Ishte një shans edhe për më shumë se kaq. Ndoshta për një dialog të gjerë në disa fusha të domosdoshme, që do të mund të na ndihmonin për të çelë negociatat për anëtarësim në BE.

Ishte një shans për të gjithë ne në fund të fundit, që të kishim një parlament pluralist e funksional me opozitë potente.

Mirëpo bashkë me shansin na humbi edhe opozita. U tret. U mbyt në paratë korrupsionit, koncensioneve e oligarkëve.

Tani mbrohet me policë dhe telekomandohet nga pushteti monist?

Opozita, më saktë opozita e Lulzim Bashës, sot është zbokth.

Gelatina në flokët e ngjyera me bojë këpucësh nuk e fsheh dot.

Zhulsa të yndyrosur.?-shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga