web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër votohet zgjatja e afateve të vetingut/ Deputeti bën publik qëndrimin e tij

9 Shkurt 2022, 19:50, Politikë CNA

Nesër do të votohet në Kuvend zgjatja e afateve të vetingut, e cila është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët e akredituar në vendin tonë.

Deputeti i PD, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka ka bërë publik qëndrimin e tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Paloka shkruan se është kundër zgjatjes së afateve, ndërsa shton se kush voton farsën në drejtësi është shërbëtor i Edi Ramës.

?Në pamundësi për të qenë nesër prezent në seancën parlamentare ku do të diskutohet dhe votohet për zgjatjen e afatit të komisionit të Vetingut, po bëj publik qëndrimin tim ?KUNDËR ?!

Kush voton për ti zgjatur jetën një komisioni të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë reformën në drejtësi, është thjeshtë shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë! Deputetët që janë në atë Parlament me votën e demokratëve, nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë.

Nesër do të jemi përpara një fakti tjetër që do të tregoje qartazi se cila është opozita e vërtetë dhe kush është kthyer në bishtin e Ramës me zi se ?opozita e kërpëratës dhe jenisherit??, shkruan Paloka./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga