web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Broja nuk pyet për dëmtim, gradohet titullar ndaj Totenhemit

9 Shkurt 2022, 18:54, Sport CNA

Armando Broja nuk ndalet, as nga shkelmat në gju të kundërshtarëve. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje të fortë në gju në ndeshjen e Kupës FA ndaj Koventri. Por duket se ka rikuperuar dhe ndonëse me vetëm një stërvitje me ekipin, është rreshtuar si titullar në sfidën e sotme që Sauthempton luan në Premier Ligë.

Sulmuesi do të matë forcat me lojtarët e Totenhemit, në një duel shumë delikat për Sauthempton, i cili synon që të sigurojë sa më parë pikët e mbijetesës, në mënyrë që të mos përfshihet në garën e ethshme të javëve të fundit.

FORMACIONET ZYRTARE





Lajmet e fundit nga