web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Cinike, prapanike, paragjykuese”/ Ish kryebashkiakja shpërthen ndaj Monika Lubonjës

8 Shkurt 2022, 18:50, Lifestyle CNA

Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara të momentit në Big Brother.

Së fundi një video është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar shumë zhurmë, pasi në një bisedë me Arjolën dhe Einxhel, ajo shprehet në një moment: ?E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë??

Kjo ka shkaktuar shumë reagime dhe komente negative në rrjetet sociale. Së fundi edhe ish kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan:

?Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! .

Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me  kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!

Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty?!

Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.

Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!

Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!?./A.E-CNA.al

 

 

 

A post shared by Demaskime BBVIP1 (@demaskimebbvip1)





Lajmet e fundit nga