web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ishte disi i turpshëm me topin”/ Marca vlerëson debutimin e Myrto Uzunit ndaj Real Madrid: Punoi shumë...

7 Shkurt 2022, 17:48, Sport CNA

Myrto Uzuni ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në La Liga me Granadan. Ndërkohë si kundërshtar ishte Real Madridi, në një ndeshje që nuk mund të harrohet lehtë. Performanca e lojtarit të Kombëtares ishte pozitive, megjithëse nuk mund të bëheshin të gjitha në debutim, për më tepër ndaj madrilenve. ?Marca? ka zgjedhur që ta komentojë në këtë mënyrë debutimin e Uzunit:

?Kishte pak seanca stërvitore me shokët e tij të rinj, por ishte i disiplinuar në çdo kohë dhe po ndihmonte Nevën që të përmbaheshin madrilenët në anën e tij. Ishte pak i turpshëm me topin, por Uzuni la disa doza të vogla të aftësive të tij. Momenti kur sulmoi hapësirën në mes të korsisë dhe e gjeti veten para Courtois, megjithëse përfundimi shkoi në harresë?, shkruan Marca.





Lajmet e fundit nga