web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zagani bën deklaratën e fortë/ “Tahiri do dalë nga burgu, ishte pakt për të shpëtuar Ramën”

5 Shkurt 2022, 17:40, Aktualitet CNA

Ish shefi i antidrogës Dritan Zagani ka reaguar për dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një intervistë për media, Zagani u shpreh se Tahiri u bë ?kokë turku? për të shpëtuar kryeministrin Edi Ramën, i cili sipas tij është përgjegjës kryesor për lidhje me krimin e organizuar.

Gjithashtu Zagani bën me dije se ish ministri i Brendshëm nuk do të vuajë dënimin 3.4 vite burg por do të dalë brenda pak muajsh.

?Saimiri ishte një ingranazh nuk përfaqëson cfarë ka ndodhur nuk mund të marrë përsipër cfarë ka ndodhur aty. Ai kërkon të mbyllë hallet e atij të madhit. S?mund të bunet Tahiri gjithë ato gjëra dhe Edi Rama mos ishte në dijeni. Është bërrë akordi që ky mos flasë dhe të rri pak brenda, aty është një akt marrëveshje. Unë dëgjova trupën gjykuese është provuar lidhja me bandën kriminale nuk është shpërdorim detyre por është bashkëpunim me organizatën kriminale, nuk ka sens të qëndrojë. SËhpërdorimi detyrës për mua ishte kapja e trafikantëve të drogës pa lejen e Saimirit.

Unë jam polici nuk jam jurist. Por me aq sa njof ligjin dhe procedurën penale aty duket qartë që ka një akord për të minimizuar dëmet Saimir Tahirit për të mbluar dëmet e mëdha të Edi Ramës. Në këto kushte ngelet për tu parë, por Simir Tahiri do të dalë shumë shpejt dhe pastaj të hajë gëzuar lekët që nuk e di ku i ka. Disa muaj do të bëjë burg. Saimir Tahiri do të qërrohet nga politika kjo është e mira.

Mund të nxjerrë emra Tahiri ? Cdo gjë është e mundur për shkak se ndodhemi në Shqipëri. Duke analizuar situatën cfarë ndodhi unë mendoj se do të dalë shumë shpejt dhe në heshtje do të gëzojë lekët dhe pastaj jetë të lumtur. Por edhe mund të nxjerrë ndonjë emër, cdo gjë është e mundshme. Krimi i organizuar ka marrëveshje me bazë ekonominë, bashkëpunimi.

Është dënim sa për sy e faqe jo për mua dhe ty , por për tek vilën tek rruga e Elbasanit. Për tu mburrur ambasada që ja po jep rezultat reforma në drejtësi. Kjo është diktatura e krimit të organizuar. Në propagandën që Edi Rama dhe Rilindja ka organizuar po mundohen ti hedhë hi syve shqiptarëve?, tha Zagani./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga