web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kërkoi dorëheqjen/ Kushtetuesja i përgjigjet Metës: Ku e shikon shkeljen?

1 Shkurt 2022, 10:50, Aktualitet CNA

Përfaqësuesi i Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese, Bledar Dërvishaj ka kërkuar sot në në seancën që po zhvillohej në Kushtetuese, dorëheqjen e trupës gjykyese me pretendimin se kanë konflikt interesi dhe nuk janë të paanshëm.

Dërvishaj kërkuar që gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Kalo të japin dorëheqjen.

Pas kësaj kërkesë ka ardhur reagimi nga kryetarja e  Gjykatës, Vitore Tusha.

Kjo e fundit i është përgjigjur Metës dhe përfaqësuesit të tij ligjor se s?ka kërkesë për dorëheqje.

?S?kam ende asnjë kërkesë nga gjyqtarët për të hequr dorë nga kjo çështje. Ju si përfaqësues të presidencës keni kërkesë për dorëheqje apo për përjashtim gjyqtarësh?? ka pyetur Tusha.

Ndërsa anëtarja e trupës gjykuese, Fiona Papajorgji kërkoi shpjegime për shkeljen e afateve që pretendon Ilir Meta.

?Ku është e përcaktuar afati tre mujorë që deklaroni ju për shqyrtim të çështjes. Ku e bazoni ju që çështja është komplekse dhe unike, cili parim prevalon sipas jush??, ka pyetur Papajorgji./ E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga