I dashuri e qëllon dhe e braktis në hotel/ E reja e “shfajëson” para policisë
Sot në autostradën Durrës Tiranë, në ambientet e një hoteli,...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me 119 kg kokainë, të cilat u kapën në një kontejner të ?Bana King?.
Në një postim në rrjetet sociale, Anila Hoxha hedh dyshime të forta, se bëhet fjalë për një skenar.
Sipas gazetares, ka aq shumë përplasje faktesh saqe të bind se gjithçka lidhet me trafikun e drogës ndodh ne nje mjedis të kompromentuar, me një njësi antidrogë që duket se është krejt jashtë aktualitetit.
?Alo policia hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 tonë banane?
Sekuestrimi i 119 kilogramë kokainë që solli arrestimin e tre personave midis tyre shoferi dhe të punesuar në kompaninë Zico ka aq shumë përplasje faktesh saqe të bind se gjithçka lidhet me trafikun e drogës ndodh ne nje mjedis të kompromentuar, me një njësi antidrogë që duket se është krejt jashtë aktualitetit .
Ose trafikantët përtonin të shkarkonin 20 tonë me banane dhe ndaj telefonuan policinë, e cila pasi autorizoi punëtoret e ngarkim shkarkimit dëgjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe perveshi mënget e kqyri 100 arka .
Ata e telefonuan policinë që të shkonte në Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje të çuditshme ndërkohë dhe policia nuk ishte kurrkund. Ose sërish trafikantët mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u këshilluan me bossin e firmës shtetasin T.M, që jeton në USA vendosën të ishin “policë” .
Po te besosh dosjen, tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtarë policie duke i treguar se me ngarkesen e bananeve kishte verejtur disa parregullsi. Pa ironi për të qënë të saktë, në daten 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit të shitjeve M.M në burg , menjëhere sapo kamioni me 20 tonë banane doli nga porti në afërsi të një pike karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bënë shenje ca njerez të maskuar që të ndalonte..
‘Ata ishin 4 veta – thotë shoferi, ishin me bluza dhe kapucë dhe pastaj i kanë thënë: jemi shteti, hape krahun. Mbasi e kërcënuan “mbylle gojen se do të zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesen fundore të kontenierit, kanë qëndruar aty rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar.
Shoferi ka vijuar udhëtimin me avari të tjera mbasi zbriten “pasagjeret” e cuditshem si dëmtimi i gomës.
Një dite me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije per pe cfare i ndodhi madje duke i rrefyer edhe se si pati probleme me gomat. Ne kete date punetoret ndalohen qe te nderpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtaret e policise ajo mberriti nje dite me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat. ‘Punonjesit e policise- thuhet ne dosje- duke parë verejten se poshtë 7 arkave ishin disa pako drejtkendeshe që u kuptua që ishte droge”.
Me pak fjalë kjo është historia e zbulimit të 119 kilogramë me kokainë të dërguar sërisht nga Ekuadori, që edhe në filmin me të dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi.
Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar. Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati. Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat. Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër.
Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve . Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen?
Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve? Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te narkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si polciia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantet vijojne te paprekur.?-shkruan Anila Hoxha./CNA.al
Sot në autostradën Durrës Tiranë, në ambientet e një hoteli,...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Maq...
Mëngjesin e sotëm në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë ...
Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni t...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e sotme në Du...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambiente...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër shtetas për vepra ...
Një 27 vjeçar është arrestuar, si shkaktar i një aksidenti, ...
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me sekuest...
Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion blic mbrëmjen...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën V...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në q...
Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku si pasojë e një parakal...
Gjykata ka lënë në burg administratorin e firmës Zico Sh A q...
Një sasi prej 119 kg kokainë u sekuestruan nga policia në nj...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe ...
Një 51-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ...
Vihet në pranga një shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjer...
Quhet Kristjan Mehilli 27-vjeçari i burgosur shqiptar që u a...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Gostimë-Moll...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...