Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga Megatek
Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga MegatekAtmosfera e fe...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit ?Shpirti?.
Mesohet se SPAK, ka dërguar për gjykim 31 të pandehur.
Nën akuzë për trafik drogë, SPAK ka dërguar për gjykim edhe 2 shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri, përkatësisht , Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë, nr.36/2, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: (31 të pandehur) Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, akuzuar se kanë kryer veprat penale: ?Kultivimi i bimëve narkotike?, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?, ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma ?d?, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ndërsa ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, Maksim Sota, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ky hetim ndërkombëtar është bërë i mundur në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit, Prokurorisë së Posaçme kiundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë.
Në kuadër të këtij hetimi, më parë janë dërguar për gjykim Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari, akuzuar se kanë kryer veprat penale: ?Kultivimi i bimëve narkotike?, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?, ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, ?Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma ?d?, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.
Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve ?Shefi? dhe ?Kulmi? në mars të vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit, të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë ?zinxhirin e prodhimit? të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishëm.
Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.
Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro.
Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të suksesshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.
Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë, për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ CNA.al
Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga MegatekAtmosfera e fe...
Sulme ndaj politikanëve që bëjnë thirrje për vaksinim, nervo...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se banorët e Fushë Kru...
Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqi...
Avokati Genc Gjokutaj tha gjatë emisioni Now në Euronews Alb...
Gjykata e Lartë vendosi sot që të rikthente për gjykim dosje...
Këshilli i Ministrave ka luajtur bllof me vendimin për shpër...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Fier k...
Mesditën e sotme, në ambientet e MAK Albania Hotel, me rasti...
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka bërë një rezyme të të gjit...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Bubq me banor...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e aplikimeve për re...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e re...
Një nga ankesat më të zakonshme fizike është dhimbja në sup....
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se publikimi ...
Ashtu si çdo vit, Festivali i Këngës 60 është shoqëruar me p...
Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë një prononcimi për mediat, n...
Disa ditë më parë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ësht...
Paraditen e sotme, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...