web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me të dhënat personale/ Ish-ministri i Ramës: Është antikushtetuese dhe antiligjore

22 Dhjetor 2021, 12:06, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani pas skandalit të publikimit të të dhënave të qytetarëve.

Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në Ëhatsapp.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e ka cilësuar këtë si antikushtetuese dhe antiligjore.

?Për zotin i gëzofshin rrogat!

Nuk kam asnjë problem me idenë të njerëzit paguhen. Problemi është kur nuk paguhen për punën që bëjnë, jo kur paguhen.

Poooor, morali hipokrit në emër të varfërisë, korrupsionit dhe të ardhurave të tjetrit nuk PRANOHET!

Kaq vlerë ka ai database i pagave.

Përndryshe nxjerrja e tyre për konsum popullor, është ANTIKUSHTETUESE dhe ANTILIGJORE!?-shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga