web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ruhet nga bandat/ Manjani thirrje "kapuçzinjëve": Ikni në shtëpi se ju presin kalamajt

20 Dhjetor 2021, 16:34, Politikë CNA

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në fjalimin e tij në protestën kundër paktit Rama-Vuçiç, është shprehur se ka një fjalë të shkurtër për Vuçiç.

Ai ka thënë qartë se nëse Serbia nuk njeh Kosovën nuk njeh as Shqipërinë.

Ndër të tjera, Manjani ka prekur dhe zhvillimet e fundit politike brenda PD, duke theksuar se demokratët treguan se qëndrojnë mbi kryetarët gjumashë.

Ish ministri ironizon Bashën duke thënë se nuk mund të dalë mbi vullnetin e demokratëve, ndërsa shton se kapuçzinjtë që ruajnë Bashën duhet të shkojnë në shtëpi dhe të ushqejnë fëmijët me bukë e jo me turp.

?E pranova që të ndaj me ju sonte protestën time. Nuk kam ardhur për patriotizëm. Ne nuk jemi patriot jemi shqiptarë.

Historia është e thjeshtë. Sonte në Shqipëri na kanë ardhur mysafir që së bashku me kryeministrin po hanë trutë e peshkut për të na hedhur trutë e gomarit. Kjo është histori gomerësh dhe gomerët ju e dini ku e kanë vendin.

Përulem për një proces të jashtëzakonshëm demokratik. I keni dhënë Shqipërisë një model, u mblodhëm dhe treguat se anëtarët janë më të fortë se kryetarët aq më pak më kryetarët gjumash.

Demokracia ka dy armiq, faqezinjtë dhe kapuçzinjtë. Për këta të dytët kam një mesazh: Shkoni në shtëpi o njerëz se ju presin kalamajt. Jepuni fëmijëve tuaj bukë e jo turp se nuk e ndalni dot vullnetin e shqiptarëve.

Unë kam një fjalë të shkurtër me mysafirin. Nëse nuk njeh Kosovën nuk njohin as Shqipërinë?, tha ndër të tjera Manjani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga