web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është për të zezën e tij”/ Strazimiri paralajmëron Bashën

18 Dhjetor 2021, 08:53, Politikë CNA

Procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, po vijon normalisht në të gjitha degët e PD në vend. Ish-deputeti Gent Strazimiri ka konfirmuar për mediat  një pjesëmarrje shumë të lartë në Referendum.

?Kuvendi është një dhe ka qenë ai i datës 11, kush ha inat dhe mendon se mund të shkarkojë të gjithë Kuvendin, nuk është kjo rruga e duhur.

Është një bar që ka qenë disponibël për të na pritur në këto ambiente, nuk ka asnjë simbolikë në lidhje me ambasadën amerikane.

Jo, jo asnjë incident asnjë problem, qëndrat janë hapur në të gjithë vendin, ka fluks jashtëzakonisht të madh në qendrat e votimit.

Nuk është qesharake, lidhet me faktin se selitë e zyrave janë ambiente të vogla, ne jemi përpjekur gjithmonë që të gjejmë ambiente të mëdha. Zakonisht kemi votuar në hollet e pallateve të Kulturës.

Nuk ka asnjë kështjellë për t?u marrë, pasi nuk ka asnjë kështjellë që nuk e kanë tashmë demokratët. Cilido që është nëpër zyra, është thjesht një qiraxhi, prokura hiqet me votën e demokratëve, nëse nuk e njeh është për të zezën e tij?, është shprehur Strazimiri./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga