web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krahasimi i renditjeve/ Skënderbeu ka 2 pikë më shumë se në sezonin e shkuar

16 Dhjetor 2021, 07:58, Sport CNA

Pas 13 javësh Skënderbeu ndodhet në vendin e 8-të në renditje me 11 pikë të grumbulluara duke lënë pas Egnatian që ka po aq pikë sa korçarët, si dhe Kastriotin që është i fundit me 8 pikë.

Duke parë faktin se bardhekuqtë kanë dy ndeshje jo fort të vështira, situata mund te ndryshojë, pasi edhe Dinamo është pranë tyre me vetëm dy pikë më shumë.

Duhet thënë se ecuria e këtij sezoni ka qenë deri diku më e mirë nga Skënderbeu i Memellit.

Një vit më parë korçarët në 13 javë kampionat nën drejtimin e Julian Ahmatajt kishin mundur të grumbullonin vetëm 9 pikë, duke u pozicionuar në vendin e parafundit të përfshirë gjithnjë e me shumë në ethet e rënies nga kategoria.

Në këtë sezon Skënderbeu ka mundësi që të marrë më shumë pikë për të qenë më i qetë për pjesën e dytë të kampionatit.





Lajmet e fundit nga