Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën virtuale për ?samitin e Demokracisë? të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i shoqëruar nga sekretari amerikan i shtetit, Joe Biden.
Me anë të një mesazhi virtual, Rama prezantoi të gjithë arritjet që sipas tij Shqipëria i ka siguruar së fundmi duke përmendur zhillimet në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike.
Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe Reformën në Drejtësi të ndërmarrë 4 vite më parë me idenë e spastrimit të sistemit gjyqësor nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Mesazhi i plotë i Ramës:
I dashur Presidenti Biden
Të nderuar pjesëmarrës
Është sigurisht një nder dhe privilegj i veçantë që përfaqësoj Shqipërinë në këtë forum të demokracive të botës. Vendit tim iu desh një kohë mjaft e gjatë dhe një rrugëtim i mundimshëm për të dalë nga izolimi i plotë e për t?u bërë pjesë e bashkësisë së demokracive. Megjithatë, ja ku jemi sot, një demokraci ende shumë e re, anëtarë krenarë e Kombeve të Bashkuara dhe e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe e disa prej demokracive më të konsoliduara të botës, si dhe anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.
-Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.
Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve.
-Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.
-Për t?i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumaktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë.
Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se, pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e rishtë ka treguar se reformat nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike.
Për këtë arsye, negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit.
Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen.
Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve.
Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen.
Ju falemnderit./E.K-CNA.al
Me 72 vota pro dhe 37 kundër, Denar Biba është emëruar në kr...
Propozimi i mazhorancës që Denar Biba të emërohet në krye të...
Propozimi i PS që në krye të Autoritetit të Konkurencës të e...
Më sytë nga qielli, me një buzëqeshje vesh më vesh, dhe duke...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës ...
Ndërsa vetëm dy ditë na ndajnë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvendit ka a...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka deklaruar se, kush humb zgje...
Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Grabriel Escobar, ...
Kryetari i PD, ende në detyrë, Lulzim Basha, ka deklaruar pa...
I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Escoba...
Kreu i PD Lulzim Basha, pas takimit me zyrtarin e lartë amer...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë një mesa...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Drejtoresha e komunikimit të Foltores, Floriana Garo ka hedh...
Erion Braçe, tashmë që nuk është më zv.kryeministër, por thj...
Deputeti i video-skandalit erotik Ervin Salianji është thir...
I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbie...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar so...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...