web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nard Ndoka ‘shkarkon’ Bashën/ “Më 18 dhjetor nuk do jesh më kryetar i PD”

8 Dhjetor 2021, 16:37, Politikë CNA

Kreu i PDK, Nard Ndoka, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur tek Kuvendi i 11 Dhjetorit, për të cilin tha se është i vetmi legjitim.

Sipas tij, mbi 50% të delegatëve që do të marrin pjesë dhe vendimet që do merren në atë Kuvend, e zhbëjnë daten 18, pra është nul, u shpreh Ndoka në një prononcim për CNA.al.

?Normalisht është 11 dhjetori kuvendi më legjitim se është thirrur nga antarësia dhe kuptohet që vullneti i antarësisë është i padiskutueshëm, edhe vetë statuti i partisë i jep epërsi antarësisë kur ¼ e delegatëve kërkon Kuvendin ai mblidhet në mënyrë automatike, pra nuk ka pengesa burokratike sa i takon procedurave.

Në bazë të transparencës që është bërë, por edhe të informacionit që unë kam, është një numër i konsiderueshëm që ka kaluar tashmë 50% të delegatëve dhe vendimet që do merren në atë Kuvend, padiskutim që 18 e zhbëjnë, pra është nul.

Pra në datën 18 të gjitha gjasat janë që Basha nuk do të jetë fare kryetari i partisë, pra 18 nuk  ka atribute politike për tu zhvilluar.?/E.T-CNA.al





Lajmet e fundit nga