“Amerika toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet”/ Andi Bushati: Basha e kaloi ylberin
Analisti politik dhe njëherësh gazetari Andi Bushati, ka kom...
Kryetari i PD ende në detyrë, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin, është shprehur se në shumë kriza të Partisë Demokratike, ka arritur t?ia dalë me sukeses duke harruar dështimet e tij të njëpasnjëshme.
Por deputeti demokrat Edmond Spaho i ka rikujtuar edhe një herë se është një humbës serial.Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Spaho ka radhitur një pas një dështimet e tij në tetë vite në opozitë.
Statusi i plotë i Edmond Spahos:
Jo, nuk ke humbur 4 herë, ke humbur shumë e shumë herë.
Ke humbur në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Tu sugjerua që të mos hyje në zgjedhje në Durrës dhe Kavajë sepse Roshi dhe Dako kishin sjellë mijëra votues nga rrethe të tjera, por këmbëngule dhe humbe në të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në Durrës dhe Kavajë.
Humbe në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017 pas marrëveshjes personale me Ramën. Partia hyri e shpartalluar në zgjedhje për shkak të qëndrimit të gjatë dhe pa rezultat në çadër, si dhe problemeve që u krijuan nga largimi i shumë ish drejtuesve të PD me vendimin tënd personal.
Për herë të tretë humbe në vitin 2019, kur na sigurove që nuk do të ketë zgjedhje vendore në 30 Qershor. Madje vonë kuptuam që nuk do kishte zgjedhje as në 13 Tetor pasi nuk e rregjistrove PD në KQZ.
Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese i njohën zgjedhjet e vitit 2019 si të rregullta. Aq larg ishe nga realiteti dhe thoje të pavërteta, saqë në Shtator 2021 deklarove në Grupin Parlamentar që zgjedhjet vendore do ripërsëriten kur të duam ne, madje edhe për dy javë.
Për herë të katërt humbe në vitin 2021. Një fushatë e vakët, e personalizuar, me këshilltarë që nuk njihnin realitetin shqiptar, premtime të ekzagjeruara, mungesë koordinimi dhe pa mbështetje logjistike e financiare.
Nuk ke humbur vetëm beteja elektorale por edhe beteja politike.
Ideja jote për tu larguar nga reforma territoriale e la Ramën të lirë të krijonte njësi sipas shpërndarjes së votuesve të majtë e të djathtë dhe të marrë avantazh elektoral. Kjo mund të renditet si humbja e pestë megjithëse nga ana kohore ishte marrëzia e parë.
Më pas le mandatet në një lëvizje të pamatur politike dhe vetvrasëse që do përmendet për dhjetra vjetet e ardhshme jo vetëm në Shqipëri.
Çudia është që deri ditën që shpallë vendimin për djegjen e mandateve, të gjithë në Parti dhe Grupin Parlamentar ishin të painformuar dhe të bindur që mandatet nuk do të digjeshin nisur nga çfarë ju kishe thënë më parë.
Humbje të tjera të tuat ishin mosmarrja pjesë në reformën në drejtësi duke i lënë dorë të lirë Ramës ta ndërtojë drejtësinë në vend si harem personal, ku çdo i emëruar bën çfarë do dhe i pëlqen Ramës.
Humbje të tuat ishin zvarritjet 8 vjeçare të reformës zgjedhore sipas modelit puno ditën dhe prish natën.
Votimi elektronik është shfaqja e turpshme e paaftësisë për të bërë ndonjë gjë në interes të PD dhe vendit megjithëse Rama të la dorë të lirë ta drejtojë këtë proces.
Të njëjtën gjë bëre në 5 Qershor 2020 kur ta morën marrëveshjen për ndryshimin e kodit zgjedhor duke u zgërdhirë, e më pas të ndryshuan Kushtetutën sipas interesave personale të Ramës.
Unë nuk di që një drejtues të ketë humbur kaq shumë beteja në kaq kohë. S’kishte si ndodhte ndryshe kur nuk konsultoheshe me asnjë, nuk dëgjoje, nuk reflektoje ndaj gabimeve, ishe i painteresuar për çfarë ndodhte dhe i qëndroje larg Partisë.
Marrëzinë e fundit e bëre duke përjashtuar nga Grupi Parlamentar, udhëheqësin historik të PD z Berisha, me një vendim personal dhe arrogant, sikur të ishe sulltani i Partisë.
Të gjitha këto të prodhuan 11 Dhjetorin i cili kishte kohë që ishte i nevojshëm. Tani nuk të ka ngelur veçse të largohesh. Sa më shpejt aq më mirë për ty./ CNA.al
Analisti politik dhe njëherësh gazetari Andi Bushati, ka kom...
Ylli Manjani, ish-ministri i LSI-së, i është rikthyer çështj...
Kryeministri Rama ka komentuar shpalljen non grata të ish kr...
Ish-presidenti Bujar Nishani , duke komentuar lëvizjen e Ber...
I pyetur nga gazetarët se si mund t’i justifikojë qeveria sh...
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka komentuar krizën në selinë ...
Kreu i PD Lulzim Basha është justifikuar për marrëveshjen e ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi hodhi akuza se Sekretari i...
Rritja e çmimit të naftës ka qënë një tjetër çështjet që ësh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar së fundmi ...
I ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili në Top Channel, k...
Lulzim Basha, si një mysafir si mirëpritur ka nisur të bëjë ...
Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht akuzat se data...
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një vend unik, ...
Rritja e çmimit të naftës ka qënë një tjetër çështjet që ësh...
Lulzim Basha, kreu i PD dhe Republikës së Re përveç gjumit k...
Lulzim Basha mbrëmjen e sotme është bërë më shumë se qeshara...
Kryeministri Rama, i pyetur nga gazetarët ka komentuar emëri...
Kryeministri Rama deklaroi se Partia Socialiste kishte në pr...
Dosja e përgjimeve 184, një nga çështjet që trazoi situatën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...