web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes vajzave të “Big Brother Vip”/ Zbardhet arsyeja

24 Tetor 2021, 07:28, Lifestyle CNA

Që në momentin e nisjes së emisionit ?Big Brother, Vip? tema e pastimit ka qenë fokusi i shumë debateve.

Së fundmi, një tjetër situatë e tillë është krijuar mes vajzave të shtëpisë. Konkretisht Paloma gjatë kohës kur po lante enët është revoltuar për faktin se askush tjetër nuk mori përsipër të pastronte enët e kuzhinës por ka larë vetëm ajo.

?Unë i kam larë gjithnjë dhe nuk i laj më. Ka persona të tjerë që nuk bëjnë asgjë në këtë shtëpi, kam nevojë të pushoj?,- tha ajo.

Në këtë diskutim është përfshirë edhe aktorja  e njohur Arjola e cila u shpreh se pastrimi dhe sistemimi i shtëpisë është detyrim i bashkëjetesës dhe nuk ka pse të kthehet në konflikt.

?Nëse të tjerët nuk punojnë kjo s?do të thotë që ne të tjerët do rrimë. Duhet të pastrojmë dhe mos të flasim?,- tha Arjola./CNA.al





Lajmet e fundit nga