web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Deputetët të informohen për regjistrimet”/ Spaho: Mua nuk më shqetëson, asgjë nuk ndryshon

23 Tetor 2021, 16:18, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar për çështjen e përgjimeve në mbledhjet grupeve parlamentare në Partinë Demokratike.

Në një reagim për CNA.al, Spaho është shprehu se nëse kjo është e vërtetë, do të ndikojë në kufizimin e mendimeve dhe shprehjes së deputetëve dhe kjo sipas tij nuk është gjë pozitive.

Deputeti theksoi më tej se pavarësisht përgjimeve, ai nuk do të ndikoj të shpreh atë që mendon.

Duke kujtuar etikën, Spaho thekson se deputetët duhet të njoftohen për ambientet ku ka regjistrues.

?Nuk e di sa e vërtetë është çështja e regjistrimeve, por nuk më shqetëson pasi nuk ndryshon asgjë në ato që kam thënë apo do të them në të ardhmen.

Nëse vërtet  regjistrohemi, etika e do që kushdo të informohet që në këto ambiente regjistrohesh.

Veprime të tilla, gjithmonë nëse kanë ndodhur, kufizojnë një pjesë të individëve që të shprehen dhe kjo nuk është e mirë?, tha Sapho./CNA.al





Lajmet e fundit nga