web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Europa League/ Legia e Muçit nuk ka shanse përballë Napolit, ja të gjitha rezultatet

21 Tetor 2021, 20:50, Sport CNA

Mbyllen edhe duelet e mbremjes në Ligën e Europës. Skuadrat kryesore po e marrin seriozisht garën dhe duan që të ecin sa më shumë, pse jo, të fitojnë turneun.

Këtë e tregoi Napoli që bëri pak lëvizje në formacion për të mundur me shifrat 3-0 Legian. Skuadra polake, në radhët e të cilës ishte titullar Ernest Muçi, dhuroi një paraqitje të mirë edhe pse duke menduar thuajse gjithmonë vetëm për mbrojtjen, me lojtarin shqiptar i cili në dy raste largoi topin nga zona. Por taktika rezultoi e suksesshme deri në minutën e 70, kur Insinje gjeti golin e parë për vendasit.

Më pas u bë e thjeshtë për italianët që shfrytëzuan gabimet e njëpasnjëshme të miqve për të shënuar përsëri me Osimhen dhe Politanon e siguruar kreun e grupit.

REZULTATET 

GRUPI A
Sparta Pragë-Lion 3-4
4?, 19? Haraslin, 90?+6? Krejci / 42?, 88? Ekambi, 53? Auar, 68? Pakueta

Rejnxhërs-Brondbi 2-0
19? Balogun, 30? Ruf

GRUPI B
PSV-Monako 1-2
59? Gakpo / 20? Boadu, 89? Diop

Shturm Graz-Real Sociedad 0-1
69? Isak

Grupi C
Napoli-Legia 3-0
76? Insinje, 80? Osimhen, 90?+4? Politano

GRUPI D
Eintraht Frankfurt-Olimpiakos 3-1
28? (p) Borre, 45?+1? Ture, 59? Kamada / 30? (p) El Arabi

GRUPI E
Lokomotiv Moskë-Gallatasaraj 0-1
82? Akturkoglu

GRUPI H
Uest Hem-Genk 3-0
45?+1? Douson, 57? Diop, 59? Bouen





Lajmet e fundit nga