web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Stan horrash e ish-brekëgrisurish”/ Nuk përmbahet Tritan Kalo

13 Tetor 2021, 08:24, Aktualitet CNA

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo i është drejtuar me tone mjaft të forta klasës politike 30-vjeçare në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Kalo I është drejtuar klasës politike, duke i cilësuar si ?stan horrash e putanash ish-brekëgrisurish?.

Kalo flet edhe për emigrimin e shqiptarëve, ndërsa thekson se kështu ?po marin udhën e theqafjes së emigracionit, duke e bërë edhe më të lehtë sundimin e këtij populli si dhe grabitjen e pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të këtij vendi?.

?Kohë kovidiane?.13.10.2021 e përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Demon-kracisë dhe mos instalimit të Demokracisë së vërtetë liberale?..Parulla tinzare e hedhur që në Dhjetor 1990 ?Bashkëfajtor dhe Bashkëvuajtës?, ishte ?karemi? që ?il poppolo Albanese? e gëlltiti plot dëshirë e brohori me dy gishtat lart. U bë bashkëfajtor duke rrënuar gjithçka të ndërtuar me mund, djersë e gjak për 45 vite, duke grabitur me ?lëvizjen e lirë?, privatizimet korruptive, me 7501 dhe ?tokën e zanum? atë që nuk u përkiste, POR edhe bashkëvuajtës i asaj çfarë erdhi më pas, sepse i hoqi vetes të drejtën që të ngrihej kundër përftimeve korruptive marramendëse, të një ?stani horrash e putanash ish-brekëgrisurish antiatdhetarësh të klasës/ kastës/ glasës politike?,  të cilët po e drejtojnë prej mëse 30 vitesh këtë vend, BASHKËFAJËSI që kurdoherë do t?u mbyllë gojën shumicës së këtij populli te delezuar e militant, pikërisht nëpërmjet bashkëfajësisë së tyre?.

Jo më kot thuhet se: ?O Zot ruajmë nga mëkatet!??..Tundimi drejt mëkatit për të marë atë që nuk të takon, i bëri shumicën tonë bashkëfajtorë duke ua futur njëkohësisht kokën ?në zgjedhën e bashkëvuajtësisë??.

NUK i përkas këtij grupimi bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, POR do të na duhet edhe NE për shumë kohë, të vuajmë nga kjo ?zezonë? rrënuese e ardhmërisë sonë?.

Ne ndërkohë shumë prej jo mëkatarëve kanë marrë dhe po marin udhën e theqafjes së emigracionit, duke e bërë edhe më të lehtë sundimin e këtij populli si dhe grabitjen e pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të këtij vendi, prej kësaj kaste kleptokratike të korruptuar politiqenërish blu, mavi apo rozë?.

Ke ende UDHË të gjatë për të bërë SHQIPËRIA IME, e JONA dhe e gjithë SHQIPTARISË drejt horizonteve mbrothësuese të një shoqërie të vërtetë Demokratike pa dasi të thella klasore?.Quo vadis Shqipëria ime!!!?-shkruan profesor Tritan Kalo./CNA.al





09:37 Aktualitet

Basha sulmon TV Klan

Lulzim Basha, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njer...

Lajmet e fundit nga