web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i Dhomës Amerikane: Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive Euro-Atlantike

13 Tetor 2021, 16:52, Aktualitet CNA

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka deklaruar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-atlantike dhe të përfitojë prej tyre.

Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të luftojë ekonominë e zezë, informale, koston e së cilës, e paguajnë bizneset e ndershme dhe e marrin në konsideratë investitorë të huaj potencialë.

?Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Indeksi i Biznesit, matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta. Si rrjedhojë e kësaj situate, talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria. Nëse duam të ndërtojmë vërtetë një ekonomi konkurruese, kjo është një kosto për të gjithë ne – përfshirë bizneset tona? u shpreh ai.

Jaço bëri një analizë të situatës ku operojnë bizneset, një pjesë e të cilave, punojnë në atë që ai e quajti ekonomi të pastër penalizohen nga pjesa tjetër e ekonomisë informale.

?Sot janë tre hije që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e paster por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund? tha Jaço duke iu drejtuar kompanive anëtare.

Ai kërkoi nga qeveria më shumë përpjekje në krijimin e praktikave të drejta, konkurruese dhe të ndershme.

“Ne përgëzojmë Qeverinë për nismat në reduktimin e informalitetit të ekonomisë gri përmes faturimit elektronik të detyrueshëm por ne e inkurajojmë atë, që të bëjë më shumë përpjekje për të ç?rrënjosur ekonominë e zezë duke pranuar programet perëndimore mbi praktikat kundër pastrimit të parave. Këto masa do të rrisnin interesin e investitorëve seriozë drejt Shqipërisë?, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga