web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri qetësohu! Botërori është larg edhe me vendin e dytë

11 Tetor 2021, 10:41, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 0-1 me Hungarinë për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë iu falën një goli të Armando Brojës, ndërsa shanset për vendin e dytë në grupin I janë mëse reale. Sfida me Poloninë që luhet nesër në Air Albania mund të vendosë shumëçka, teksa opinion futbolldashës në Shqipëri e quan të kryer një vend në Botëror.

Edhe nëse kuqezinjtë arrijnë në vendin e dytë, formula e këtij kompeticioni dikton një tjetër garë mes skuadrave të renditura në këtë pozicion në të gjitha grupet. Do jenë 10 skuadrat e vendeve të dyta, që së bashku me 2 të tjerat që vijnë nga Nations League do zhvillojnë një garë në tre grupe me katër skuadra. Gjysmëfinalet dhe finalet e këtyre grupeve do nxjerrin edhe 3 skuadrat që do bashkohen me 10 vendet e para të grupeve për në Katar.

Nga kontinenti I vjetër janë 13 skuadra që do jenë në Botëror, mes 32 pjesëmarrësve. Veç Polonisë, kuqezinjtë e Rejas luajnë edhe me Anglinë në transfertë dhe Andorrën në shtëpi, me ndeshjet që luhen në 12 dhe 15 nëntor.





Lajmet e fundit nga