web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kulifikueset e “EURO 2023″/ Shpresat zbresin sot në fushë, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë e Alban Bushit

7 Tetor 2021, 10:41, Sport CNA

Kombëtarja Shpresa do të luajnë ditën e sotme në orën 19:00 ndaj Andorrës në ?Elbasan Arena?, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e ?EURO 2023?. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, vijnë në këtë përballje pas disfatës 0-4 ndaj Çekisë, teksa fitorja është detyrim në përballjen e sotme.

Vlen të theksohet fakti, se mbrojtësi i Tiranës, Ismajlgeci, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë 4 ditë më pas Shqipëria U-21 do të sfidojnë Slloveninë, po në Elbasan. Ndërkohë për sa i përket formacionit, kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë përballë Andorrës me këtë formacion:

FORMACIONI I MUNDSHËM I KOMBËTARES SHPRESA:

Në portë: Tafas

Në mbrojtje: Marku, Pëllumbi, Selmani, Ndrecka

Në mesfushë: Çelhaka, Lakti, Karrica, Dobra

Në sulm: Asllani, Muçi





Lajmet e fundit nga