web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Këneta e Bashës qelbet”/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Pesë arsye pse sot duhet të jemi me Berishën

7 Tetor 2021, 08:08, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka dalë hapur në mbështetje të ?Foltores? së ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe rikthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që thonë ?ku ishte Berisha, pse nuk foli në katër vite?.

Sipas Kullurit, mesazhet e Berishës në këto katër vite kanë qënë të qarta, për atë që ka dashur të kuptojë.

Gjithashtu ai numëron pesë arsye, se pse sipaas tij duhet mbështetu Foltorja e Berishës me demokratët.

?Të dashur miq demokratë! Shumë prej jush me të cilët kam komunikuar këto jave që ka nisur ?foltorja? e Berishës kanë shfaqur skepticizëm për pjesmarrjen në këto takime apo Kuvendin që do mblidhet!

Të gjithë keni patur vetëm një arsye për të qënë skeptik: pse Berisha nuk foli 4 vite por vetëm tani. Kjo arsye është e drejtë, përveç disa të vërtetave që duhen thënë po ashtu.

Së pari, Berisha ka folur disa herë duke thënë se ?unë kam dhënë dorëheqjen kur humba në 2013 duke vendosur një standartin tim?! Ndërkohë që shumë nga ata që kanë mbajtur qëndrim të drejtë kundër Bashës pas 25 prillit nuk kanë folur as edhe një fjalë!

Së dyti, ka thënë në mbledhjen e KK të 2019 se ?bojkoti dhe djegia e mandateve mund të jetë sukses, por edhe dështim i madh?!

Së treti, asnjëherë nën drejtimin e Berishes listat për deputetë, apo kandidatë për kryetarë bashkie nuk janë vendosur pa u votuar në Kryesinë e PDSH! Kush thotë të kundërtën ose nuk ka memorie ose gënjen!

Së katërti, ka mbajtur qëndrim të qartë për përçarjen e partisë dhe largimin e njerëzve me kontribute nga 2017 e pas nga Basha, më shumë se një herë në media! Partia ka qënë e përçarë sipas Berishes!

Së pesti, ?foltorja? dhe Kuvendi i thirrur janë mëse demokratike dhe jo salla ku kryetari aktual mban fjalime e ikën apo thirret Kuvendi ku ka më shumë vota se delegate, një turp i paparë ndonjëhere në këtë parti!?-shkruan Edvin Kulluri.

Më tej, ai thekson se Berisha duhet mbështetur parimisht, sepse çështjet që ai ngre janë të drejta.

Ndërsa sa i takon kreut të PD-së, Lulzim Basha, Kulluri shkruan se ?këneta e tij duhet tharë?.

?Qejfmbetje për aksionin e Berishes duhet të kishim ne ?kritiket? dhe ata që kane menduar e vepruar në mbështetjen tonë sidomos në garën farse të 13 qershorit, por jo! Ne e kemi mbështetur parimisht Berishën sepse çështjet e ngritura janë të drejta! Fuqia karizmatike e Berishës është një fakt që duhet njohur si i tillë dhe është e vetmja mundësi për ti dhënë një shans Partisë Demokartike për të ?tharë këneten e Bashës? që qelbet nga arbitrariteti, paaftësia dhe pazaret e tij dhe familjes se tij me Rilindjen e korruptuar!

Ndaj personalisht ju ftoj të perdorim arsyen dhe të bëheni pjese e Kuvendit te ardhshem qe po thirret nga delegatet e anetaresia e PDSH! Te shprehni vullnetin tuaj pozitiv apo negativ!

Nëse do të ftohem do të marr pjesë e do të flas!

Personalisht do të mbështes vetëm nje zgjidhje reformiste te qartë dhe të drejte! Por jo duke ndenjur ne divan!

Koha na dha të drejtë, ndërsa e drejta duhet ushtruar! Armiku më i madh i demokracisë është indiferenca!?-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./CNA.al





Lajmet e fundit nga