LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi javor/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

1 Tetor 2021, 07:35, Horoskopi CNA
Horoskopi javor/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Keni përpara një javë plot me surpriza sidomos nga personat në shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit. Gjatë javës prisni të zhvilloni edhe takime emocionale. Nëse do të vizitoni institucione të ndryshme, apo intervista pune do të keni sukses ose do të arrini rezultate të kënaqshmë. Financat gjithashtu parashikohen të kënaqshme. Dashuria gjithashtu do të trgohet bujare me ju. Po ashtu prisni të njihni njerz të rinj në këtë javë.. Ju gjithashtu do të ndjeni një lidhje të fortë me partnerin tuaj. Një njeri që jeton në duku tjetër, larg nga ju, do të tërheqë vëmendjen tuaj për ngjarjet që do të ndodhin në jetën e tij ose bisedat që ai pritet të bëjë me ju.

Gjatë kësaj jave do të keni vështirësi në zgjidhjen e problemeve tuaja qofshin personale ose ato profesionale. Nga ana tjetër do të ndiheni të paaftë për të kapërcyer disa ndjenja negative. Këtë javë, ju duhet të jeni të gatshëm të përqëndroheni më shumë në gjërat jashtë hapësirës tuaj dhe të nisni të mendoni edhe për të tjerët. Mund të keni problem të rëndësishëm me shtëpinë ose pronën tuaj. Konfliktet në shtëpinë tuaj do të jenë kryesisht me një grua nga familja juaj ose brenda shtëpise suaj. Guximi në të folur me ngut dha hapur  këtë javë do të jetë shkaku i një situate të pakëndshme ose ndarjeje. Disa plane që keni bërë nuk do mund të realizohen.

Binjakët gjatë kësaj jave duhet të jenë të kujdesshëm dhe të dyshimtë për dokumentet ose informacionin që do të merrni nga njerëzit e lindur nën shenjën e Virgjëreshës, Bricjapit apo Demit. Kjo sepse manipulimi mund të jetë i qëllimshëm ose i provokuar nga veprimet e njerëzve të tjerë. Java do të jetë e mirë për të udhëtuar me miqtë ose për të organizuar dicka të re. puna do të ndikojë pozitivisht në interesat tuaja financiare. Shumë do të bëjnë një investim të ri. Gjatë javës, do të shpenzoni para për një vajzë, mbesë apo ndonjë grua tjetër të re. Ju do të shqetësoheni për përgjegjësitë më të mëdha që do të keni në punën tuaj.

Para jush është një javë në të cilën do të shqetësoheni për një udhëtim që ju ose familjari juaj më i afërt do të keni. Kjo sepse do I jepni përparësi intuitës suaj ose frikës së brendshme. Gjatë javës mund të merrni lajme të papritura për një problem më serioz shëndetësor në lidhje me dikë dikë. Gjatë kësaj jave, ju do t’i kushtoni një vëmendje të veçantë një shoku që do të ketë një  Problem personal dhe do ju duhet ti jepni këshilla. ose do ta bëni të përjetojë një ngjarje të veçantë. Në secilin rast do të bëni një dhuratë të vogël ose do të blini lule për këtë ngjarje. Disa nga ngjarjet interesante gjatë këtyre shtatë ditëve do të lidhen me dikë të ri që nuk jeton në shtëpinë tuaj. Përvojat më të rëndësishme ose të veçanta gjatë javës do të përfshijnë marrëdhënie me të afërmit tuaj ose me shtëpinë ku jetoni.

Kjo javë do të jetë e mbushur me lajme apo ngjarje që lidhen me dikë nga rrethi juaj i afërt i miqve ose të afërmve. Dashuria nuk do të jetë e lehtë. Gjithçka keni përjetuar këto shtatë ditë do t`ju bëjë që të mendoni më seriozisht para se të merrni vendime ose të veproni. Mos harroni se bota nuk sillet vetëm  rreth dëshirave dhe ëndrrave tuaja. Rreth jush ka mijëra, miliona njerëz të tjerë, dëshirat dhe ëndrrat e të cilëve janë krejtësisht të kundërta me tuajat. Dhe kjo shtë krejtësisht normale. Kemi një lajm të mirë. Java do të jetë pozitive për stabilitetin tuaj financiar.

Gjatë javës do të angazhoheni me ngjarje të ndryshme që lidhen me një person të ri, mbase të panjohur. Mund të merni lajme për diçka që lidhet me shtatzëninë ose lindjen e një fëmije. Konfliktet këtë javë në të shumtën e rasteve do të provokohen me qëllim dhe ju do të duhet të jeni të kujdesshëm që të mos lejoni që të bini pre e kësaj. Paqëndrueshmëria juaj emocionale mund të shkaktojë reagime të padëshiruara ose komente të papërshtatshme. Nëse personat me të cilët hyni në mardhënie nuk janë miq ose të afërm të ngushtë, jini të përgatitur për çdo situatë. Nëse po punoni me para ose dokumente financiare, mos e lejoni veten të shpërqendroheni ose të zhgënjeni në veprimet tuaja.

Kjo është një javë në të cilën do të keni biseda ose angazhime të përgjithshme të një natyre financiare me nje person që ka pozicion më të lartë se ju. Është e mundur të marrësh para nga ai. Do të shqetësoheni për lajmet që lidhen me planin e punës suaj madje mund të keni edhe ndrtshimë të shumta në mënyrën se si do ju duhet të punoni. Lajmet këtë javë, do jenë edhe pozitive edhe negative, prandaj kontrolloni të gjithë informacionin para se t`i jepni vetes lirinë e ndjenjave dhe reagimeve. Është e mundur të merrni disa para me vonesë. Gjatë javës do të keni rastin të mblidheni dhe organizoni një event ose festë të gëzueshme më miqtë tuaj.

Këtë javë disa nga planet dhe angazhimet tuaja më të rëndësishme do të lidhen me një djalë apo një punëtor të ri. Në punën tuaj, ju do të hasni detyra të shumta , probleme të pazgjidhura ose marrëdhënie komplekse me dikë që ju lidh më shumë puna. Planet tuaja do të jenë të vështira, dhe do të duan më shumë përpjekje për tejkalimin e pengesave. Ndonjëherë mund të keni gjendje shpirtërore pesimiste ose depresive në vendin tuaj të punës. Gjatë zhvillimit të javës do të përfshiheni në biseda ose angazhime që lidhen me trashëgiminë dhe shitjen e pasurisë. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për të kaluar në një shtëpi të re (nëse e keni një plan). Planet për udhëtime do të jenë të vështira për t’u zbatuar gjatë javës. Mund të ketë konflikte ose tensione në marrëdhënien tuaj me njerëz nga vende të ndryshme. Nëse jeni duke udhëtuar këtë javë, është e mundur që të hasni vështirësi në transport ose vonesa.

Ju pret një javë plot me dashuri dhe harmoni, pa marrë parasysh moshën tuaj. Jeta juaj e dashurisë mund të jetë disi komplekse nëse përqendroheni në krijimin ose stabilizimin e një marrëdhënieje romantike të ndërtuar tashmë. Nëse keni një partner të lindur nën shenjën e Binjakëve ose Ujorit, marrëdhënia juaj do të shkojë në një fazë të re të zhvillimit, ndoshta pozitivisht. Disa nga shqetësimet tuaja këtë javë do të kenë lidhje me shëndetin e dikujt në rrethin tuaj të miqve, fqinjëve, ose kolegëve. Një person i lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës do t`ju shqetësojë me problemet personale ose gjendjen fizike që do ketë.

Para jush është një javë në të cilën do të zgjidhni problemet delikate të një natyre financiare, kryesisht me një grua. Ndërkohë që marrëdhënia juaj me meshkujt do të jetë mjaft e tensionuar. Do të jeni të paduruar dhe kjo do të shkaktojë polemika dhe konflikte më të shpeshta. Marrëdhënia juaj me një grua do të kalojë nëpër një gjykim për të cilin faji do të jetë tërësisht juaji. Disa nga ngjarjet e mira këtë javë do të lidhen me një fëmijë apo një të ri. Problemet do të vijnë dhe do të shkojnë. Natyrisht, gjithçka varet nga veprimet dhe vendimet tuaja, por tani fati do të jetë në anën tuaj. Prisni përvoja interesante. Gratë mbi 35 vjeç duhet të jenë të kujdesshme me kostot financiare ose fitimet e tyre.

Para jush është një javë në të cilën do të keni më shumë kontakte me të afërmit që jetojnë larg prej jush. Disa do të udhëtojnë për të marrë pjesë në një fejesë, martesë, ose ditëlindje. Jeta juaj e dashurisë do t’ju kërkojë të tregoni emocione më të mëdha në marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj. Nëse keni një partner të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, këtë javë përvojat tuaja do të jenë shumë të ndryshme, më dinamike dhe do të lënë pas kujtime të veçanta. Megjithatë, në terma financiarë, ju duhet të jeni shumë më praktik, të vëmendshëm ndaj shpenzimeve dhe ruajtjes së parave. Shmangni shpenzimet impulsive. Mos blini artikuj që nuk i keni të nevojshëm. Në punën tuaj do të përjetoni një ngjarje të veçantë, pozitive në lidhje me një koleg ose klient. Mund të merrni sugjerime për punë të reja ose shtesë nga dikush në rrethin tuaj të miqve ose të të njohurve.

Këtë javë do të keni një angazhim të pakëndshëm me një të afërm. Ndoshta do të ketë probleme shëndetësore për një person nga rrethi jot i afërmve të ngushtë. Gjatë javës, planifikoni një vizitë paraprake në një vend përkujtimor në lidhje me një të afërm ose një mik të ngushtë. Ndoshta do nxiteni nga një ëndërr. Disa surpriza këtë javë do t’ju gjejnë të papërgatitur dhe kjo mund të krijojë tension apo ankth të panevojshëm për ju. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme gjatë këtyre shtatë ditëve, duke inicuar ndryshime të mëdha. Nëse jeni i përfshirë në një padi, mund të ketë një zhvillim të papritur të këtij rasti ligjor.

Lajmet e fundit nga