web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk është Ronaldo as Lewandowski, ja sulmuesi që hyri në historinë e Champions League dhe kaloi rekordin e Van Basten

29 Shtator 2021, 18:03, Sport CNA

Sebastian Haller për rekord. Sulmuesi i Ajaxit bëhet lojtari i parë në historinë e Champions League që shënon pesë gola në dy ndeshje. 27-vjeçari mbërrti në Holandë janarin e kaluar nga West Ham për 25 milionë euro.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë po shpërblen shumën e shpenzuar me gola dhe rekorde. Ylli afrikan në ndeshjen e parë ndaj Sporting Lisbonë shënoi katër gola në një orë ndeshje, me takimin që përfundoi me shifrat 1-5.

Ditën e martë, Ajax laujti ndaj Besiktas për raundin e dytë të Grupit C, takim i përfunduar me shifrat 2-0 dhe do të ishte sulmuesi që do të shënonte golin e dytë të takimit.

Trajneri Ten Hag ka kriuar një makinë të përsosur, Tadic është lojtari kryesor që po tërheq Ajaxin, por tani klubi holandez ka një sulmues të madh. Tani mbetet të shihet nëse Haller do të shënojë edhe ndaj Borussia Dortmund, një duel në distancë me Erling Haaland, dy sulmuesit më produktivë sot për sot.





Lajmet e fundit nga