web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memelli karikon ekipin para ndeshjes me Vllazninë

29 Shtator 2021, 08:10, Sport CNA

Pas barazimit në transfertë ndaj Egnatias, Skënderbeu është rikthyer menjëherë punës në Korçë, për të përgatitur takimin e së shtunës.

Në fundjavë, në Korçë zbarkon ekipi i Vllaznisë dhe ky shërben si motiv për t?i karikuar djemtë e drejtuar nga Migen Memelli, në prag të një ndeshjeje kaq të rëndësishme.

Duke u nisur nga një takim kaq i rëndësishëm, trajneri Memelli është munduar të karikojë ekipin në mënyrë që të mos demoralizohet nga mungesa e fitores. Për trajnerin bardhekuq, loja e ndeshjes së fundit kundër Egnatias është e kënaqshme dhe kjo duhet të shërbejë si motivim për të tijtë, që të vijojnë me një ritëm të lartë.

“E rëndësishme është që e kemi nisur me të njëjtën grintë dhe dëshirë që kemi pasur fundin e sezonit të kaluar. Kjo më jep shumë besim. Në ndeshjen e fundit kemi pasur shumë momente të mira dhe mund të kishim marrë akoma më shumë në atë ndeshje. Gjithsesi, unë ju përgëzoj për gjithçka keni treguar në këtë takim dhe aq sa keni bërë. Jemi mirë fizikisht dhe po luajmë shumë mirë si grup.

Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe pse jo të bëjmë akoma më shumë në aspektin e finalizimit. Ajo që na mungon është finalizimi. Duhet të jemi më të kujdesshëm para portës dhe të tregohemi cinikë në rastet që na paraqiten për shënim. Në fundjavë luajmë ndaj Vllaznisë, një kundërshtar që ka bërë mirë në këto javë dhe është më lart në renditje. Ne duhet të tregojmë se ndaj tyre dimë të përballemi me kokën lart dhe të marrim një tjetër rezultat pozitiv”, mesohet te kete thene Memelli.





Lajmet e fundit nga