web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti zbardh detaje të takimit me Ramën/ Për çfarë u dakordësuan dy kryeministrat

27 Shtator 2021, 08:52, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku dhe ka zhvilluar një takim me homologun kosovar, Albin Kurti.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët për mediat, Kurti, ka uruar Ramën për mandatin e tretë qeverisës, ndërsa ka shtuar se në takimin mes tyre, është rënë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

?Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projektet mes dy vendeve. Të rrisim bashkëpunimin për të ofruar më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie për të gjithë shqiptarët. Të heqim barrierat mes dy vendeve, të cilat shkaktojnë vështirësi mes nesh. Mallrat e kapitali të lëvizin sa më lirshëm?, deklaroi Kurti.

Gjithashtu ai theksoi se në takimin me Ramën, në fokus ishte edhe avancimi i zbatimit të marrëveshjeve si dhe rënia dakord për vënien e një sekretari koordinues për marrëdhëniet bilaterale. Në këtë detyrë u emërua Gentian Sala./CNA.al





Lajmet e fundit nga