web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime në mbrojtje dhe portë, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Egnatias

19 Shtator 2021, 10:14, Sport CNA

Tirana do të luaj sot ndeshjen e javës së dyytë të Superligës. Bardheblutë fituan takimin e parë 4-2 ndaj Skënderbeut, ndërsa luajnë sërish në ?Selman Stermasi? e këtë herë sfidojnë Egnatian.

Për këtë ndeshje, trajneri Shehi ka vendosur që të bëjë disa ndryshime. Portieri Visar Bekaj do të rikthehet titullar duke marrë vendin e Likës. 24-vjeçari kaloi Covid-19 e tashmë është në formë për të luajtur nga minuta e parë. Ndryshime do të ketë edhe në mbrojtje me Toshevksin dhe Beiratche që do të ulen në stol, ndërsa do të aktiviziohen Toli dhe Najdovksi.

Që të dy lojtarët ndryshuan lojën e Tiranës në pjesën e dytë ndaj Skënderbeut dhe trajneri Shehi ka vendosur që ata të jenë titullarë në këtë ndeshje, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve nuk do të ketë ndryshime.

Tirana: Bekaj, Toli, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Hoti, Seferi, Ngoo, Xhixha.





Lajmet e fundit nga