web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kodi Rrugor, tek ndryshimet në polici dhe SHÇBA/ Çuçi prezanton risitë e mandatit të tretë

16 Shtator 2021, 11:58, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot risitë që pritet të sjellë mandati i tretë qeverisës i socialistëve, në Policinë e Shtetit, por edhe në institucione të tjera në varësi të ministrisë së Brendshme.

?Si element kryesor ristrukturimi do të jetë dhe futja e teknologjisë së fundit.

Do fusim dhe përdorimin e teknologjisë dhe pajisje super inteligjentë për të kontrolluar territorin, në mënyrë që asnjë centimetër e Shqipërisë të mos dhunohet, sikurse është bërë rëndom.

Policia do jetë forca e vetme për evidentimin e cdo paligjshmërie?-tha Çuçi.

Sa i takon masave për parandalimin e aksidenetev rrugore, Çuçi tha se ?Do fillojmë rishikimin e legjislacionit, do ketë përforcime me masa ndëshkuese në Kodin Rrugor, por edhe dixhitalizimin e mjeteve. Do vendosen kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë.?

Gjithashtu ministri tha se ?Do vazhdojë reformimi me parimin ?ndiq paranë?.  Do rishohim strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit për të rritur kapacitetet investiguese.

Do të synojmë që të transformojmë SHCBA në një agjenci të mbykqyrjes policore dhe brenda këtij viti do sjellim në parlament legjislacionin sipas atyre sistemeve më të avancuara perëndimore.?

Më tej, ai deklaroi se do ulet edhe mosha mesatare të punonjësve të Policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga