S’ka rëndësi si e ke emrin, Hasan, Hysen, Skuth, Zgjebs, Surratmut apo Turiqen. Sala njësoj të shtyp. Sala njësoj të zhduk. Sala njësoj të bën Selam.
Mund të duket se Sala nuk të bëri Selam, por, ta zemë, Alekum, pra diçka të shenjtë. Gabohesh. Sala nuk të bën asgjë më tepër dhe asgjë më pak se Selam.
Po të bëri Sala Selam, ke marrë fund. Je bërë një Haxhi i zgjebosur. Duke u kthyer nga Meka ke ngecur në shkretëtirë. Je sëmurur mes rërave të budallallëkut të vetes. Po të bëjnë hyzmet ca beduinë të lodhur brenda ca çadrave të rreckosura me rrotull ca deve kockëdala.
Po të bëri Sala Selam, harroje se mund të bëhesh gjë tjetër, Selam je, Selam do ngordhësh.
Sala Selamllëkun e arkitekton në atë mënyrë që edhe vetë Salës po t’i kthehet mendja, nga selamllëku i Salës nuk shpëton dot.
Sala të bën Selam në mënyra nga më të ndryshmet.
Për shembull, Sala të ka mbajtur ca kohë pranë si vegël. Kur si veglës e Salës të rritet menia dhe nis e hedh ickla, në atë moment Sala nga vegël të bën Selam.
Ta zemë se Sala të ka bërë nëpunës të lartë, deputet, ministër. Por je i paaftë, je i ngathët, nuk ke rendiment, nuk ke produkt, nuk ke bilanc. Pasi të duron për pak kohë, një ditë të bukur Sala të bën Selam.
Sala nuk ta thotë kur të bën Selam. Të lë ta kuptosh vetë.
Nëse Selamllëkun e Salës e kupton, vuan pak. Po s?e kuptove, vuan deri sa të ngordhësh si qen.
Por edhe po e kuptove edhe po s?e kuptove, nga selamllëku i Salës nuk shpëton dot kurrën e kurrës.
Sala nuk është prift që të të pagëzojë, nun që të vërë emrin, apo magjistar që të mallkojë. Sala është Sala.
Kur Sala të bën Selam nuk duhet ta marrësh si nofkë, por si diçka më të thellë, diçka që nuk e kupton dot menjëherë, por vetëm gjatë dyshimit hamletian nëse të vrau apo të plagosi, të rrahu apo të bëri masazh.
Sala nuk ka nge’ të japi spjegime me të heq dyshimet nëse të ka bërë Selam apo kukurrec. Sala thjesht të Bën Selam.
Pasi Sala të ka bërë Selam, nuk do të thotë se të ka flakur, të ka hedhur tutje, të ka bërë Harram.
Përkundrazi, të bërët Selam është një e mirë e madhe që të vish në vete sa më parë, të zësh ment, të mos përsërisësh gabimet.
Ruju nga Selami Salës.
Sala të gjen dhe të bën Selam edhe në brim të satome po të jesh futur.
Pasi ta kuptosh se Sala të ka bërë Selam, bërtit e ulurit sa të pëlcasësh. Salës nuk do t’i vijë zëri. Sala është bërë shurdh. Ke mbetur vetëm në mes të udhës. Është natë. Makinat janë prishur. Trenat kanë ikur. Aeroplanët janë rrëxuar. Vaporrat janë mbytur. Furgonat janë zhdukur. Kuajt janë lodhur. Qerret kanë ngecur. Biçikletat janë çpuar. Bëji derman vetes. Mbathja nga të mundesh.
Pasi Sala të ka bërë Selam, pra pasi Sala të ka shtypur si morr, të ka hedh tutje si një mizë që e bezdis, edhe të tjerët Selam do të bëjnë. Dhe Selam pas Selami, harrim pas harrimi, dyshim pas dyshimi, Selam i Salës do mbetesh derisa të ngordhësh./CNA.al
Nisa te lexoj me kersheri programin te saposhpallur qeverise...
Nga Ditmir BushatiPër pak ditë, gjermanët do t’i drejtohen k...
Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një d...
Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh...
Me debatet e mëdha që ka ngjallur lëvizja Anti-Vax, mjekët j...
Më 12 shtator 2015 , Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka mi...
Falemnderit Lul!Lexova që të kishin falenderuar shumë analis...
Ditët e fundit në Partinë Demokratike ka plasur një debat, n...
Që në ditën që Lulzim Basha vendosi personalisht të përjasht...
Nga Refik HasaniMe rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes ...
Ndoshta është një term shumë vlerësues për shumë nga emrat q...
8 vite më parë, slogani “Fajin e ka Saliu” u përdor gjërësis...
Nga Kreshnik SpahiuMes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e...
Nga Kimete BerishaE kam zanat, librat nuk i mbaj në vitrinë,...
Deri dje marrëdhënien Berisha-Basha e shihja siç unë me baba...
Në flimin e realizuar nga kinostudio “Shqipëria e re”, në ko...
Dje në një vendim personal, krejtësisht të pakëshilluar dhe ...
E gjithë mënyra e sjelljes së Lulzim Bashës, që në ditën kur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...