web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ 3 në pranga, 3 në kërkim

14 Shtator 2021, 08:00, Kronika CNA

Ditën e sotme janë arretuar tre shtetas pasi janë kapur nga policia e Korçës duke trasportuar 14 emigrantë të paligjshëm, kundrejt  shpërblimit. Gjithashtu mësohet se janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

?Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur tre raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve S. R., 29 vjeç, banues në Tiranë, T. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd.

Gjithashtu Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin S. R., duke transportuar me mjetin tip fuoristradë “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm si edhe shtetasin T. M., duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, këta shtetas iu kishin premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera për këto raste, dyshohet se të implikuar në këto ngjarje janë edhe shtetasit P. M., B. M. dhe N. Q., të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim“, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga