Escobar: Qëllimi nuk është vetëm njohja Kosovë-Serbi, por edhe anëtarësimi në BE
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escoba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin, ku takohet me presidentin Steinmeier, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe përfaqësues nga diaspora, ekonomia dhe shkenca.
Osmani takohet të martën pasdite, 14.09.2021 me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinemeier. Për presidentin gjerman, i cili është në detyrë që prej vitit 2017, është hera e parë që pret në rezidencën e tij një president ose presidente nga Kosova. Dy paraardhësit e tij, Horst Köhler, dhe Joachim Gauck, kanë pritur në vitet 2010 përkatësisht 2013, presidentin Fatmir Sejdiu dhe presidenten Ahtifete Jahjaga. Vetëm Hashim Thaçi, nuk u prit kurrë nga ndonjë president i Gjermanisë zyrtarisht si homolog.
Biseda mes Osmanit dhe Steinmeierit pritet të jetë miqësore, edhe për faktin, që presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, e njeh mire Kosovën dhe rajonin, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Steinmeier atëherë ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Merkel I dhe ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në fillim të vitit 2006. Para se të fillonte detyrën si ministër i Jashtëm, ai ka qenë shef i kabinetit të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder.
Fokusi tek ekonomia
Por takimi Osmani-Steinmeier pritet të jetë një takim me karakter më shumë simbolik. Temat aktuale të politikës gjermane në Ballkanin Perëndimor, Osmini pritet t?i shtjellojë ministrit të jashtëm Heiko Maas, të mërkurën. E këtu pritet të mos mungojnë dy çështje: dialogu Serbi-Kosovë dhe bashkëpunimi rajonal, që do të thotë konkretisht, që Kosova të angazhohet për jetësimin e projektit të Procesit të Berlinit, që përfshihet nën emrin Tregu i Përbashkët Rajonal. Të dyja proceset kanë ngecur në vend. “Mungesa e progresit në këto dy procese po pengon rajonin për të ecur përpara drejt rrugës së BE-së”, i tha DW-së kohë më parë në një intervistë sekretari gjerman i shtetit për punë të jashtme, Miguel Berger.
Osmani do të qëndrojë këtë javë në Berlin ku do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës, me shkencëtarë të Universitetit Humboldt dhe Përfaqësues të Ekonomisë Gjermane. Me këta të fundit, Osmani do të përpiqet të lobojë, për investime në Gjermani. Disa nga argumentet që do të sjellë presidentja e Kosovës për këtë lobim, ajo i tha në një intervistë për të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung: “Ne luftojmë krimin dhe korrupsionin me institucione të reja, promovojmë investime të huaja me ligje të reja dhe kemi fuqi punëtore në moshë të re, shumë prej të cilëve flasin gjermanisht – ne jemi vendi ideal për kompanitë gjermane?.
Jo takim me kancelaren Merkel
Vetëm kancelarja Angela Merkel, e cila pak kohë më parë u shpreh si mbështetëse e grave, nuk gjeti kohë të takohet me gruan, që në Kosovë e quajnë me simpati, Merkel-in e Kosovës. Zyra e shtypit e qeverisë gjermane nuk pranoi ta jepte sqarime, ndaj pyetjes së DW. “Ne zakonisht nuk i komentojmë kërkesat që i vijnë Kancelares për takime,” i tha një zëdhënës DW.
I pyetur nga DW se si janë marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, pasi Kosova është një nga vendet që nuk po e pranon miratimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, ai u përgjigj: ?Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë shumë të mira. Kancelarja Merkel ka telefonuar me homologun saj, Albin Kurti, në muajin maj. Gjermania i mbështet reformat politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit ? përfshirë edhe Kosovën?.
Më tej zëdhënësi kujtoi bisedën që do të zhvillohet po të martën, 14.9, në Tiranë, mes kancelares Merkel dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, dhe shtoi: “Veç kësaj, është gjë e mirë që në Samitin e Procesit të Berlinit, më 5 korrik, të gjithë pjesëmarrësit deklaruan gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar për krijimin e një Tregu të Përbashkët që përfshin të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.?/DW
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escoba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se nuk do të ke...
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së ...
Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka dhënë...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e të...
Kancerlarja Angela Merkel do të qëndrojë sot dhe nesër (13-1...
Studentët në Afganistan do të jenë të ndarë sipas gjinisë dh...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Gj...
Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shën...
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka deklaruar se...
Autoritetet britanike nuk do të vazhdojnë planin për zbatimi...
Rusia ka vendosur plotësisht tubacionet e gazsjellësit Nord ...
Gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë vetëm në univ...
FBI-ja publikoi një dokument të sapo deklasifikuar në lidhje...
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër pandemisë ...
Gjermania ka përforcuar masat anticovid për shtetasit shqipt...
Gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë vetëm në univ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet ta takojë Kancela...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se sot janë regj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...