LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Placido Domingo dhe Ermonela Jahaj ‘zbresin” në Tiranë/ Rama publikon mesazhet  e dy kolosëve të skenës operistikë

13 Shtator 2021, 06:57, Aktualitet CNA
Placido Domingo dhe Ermonela Jahaj ‘zbresin” në Tiranë/

Me 15 shtator me rastin e inaugurimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit, do të ketë dhe një mbrëmje gala, ku do të marrin pjesë dhe dy prej ikonave të muzikës operistike botërore Ermonela Jaho dhe Placido Domingo.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  mëngjesin e sotëm mesazhet e dy artistëve.

?Mirëmëngjes dhe me mesazhet e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo, ju uroj një javë të mbarë?, shkruan Rama, ndërsa poston videon me mesazhet e artistëve.

?Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashkë drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është pamundur. Ju pres të gjithëve në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Galanë e hapjes së teatrit?, shprehet Jaho.

Ndërsa tenori Placido Domingo shprehet i gëzuar që do të këndojë në Tiranë.

?Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në ceremoninë ?Grand-Gala? për Inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës. Pas 5 vitesh ky teatër ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthet për mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është një gëzim për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në 15 shtator, për ta shijuar të gjithë së bashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë?, shprehet Domingo./CNA.al

Lajmet e fundit nga